Ferdinand Dervishi tha se votuesit që dikur i qëndruan besnik LSI-së tani po shkojnë drejt Partisë Socialiste.
I ftuar në “Now” në Euronews Albania, Dervishi tha se votuesit shkonin te Ilir Meta për një vend pune, ndërsa tani Meta nuk mund t’u ofrojë më këtë gjë.
“Pse Ilir Metës dhe Berishës? Ilir Meta ka pasur dhe ka një parti interes. Për një vend pune shkonin njerëzit te Iliri.
Tani ai nuk e ka më këtë mundësi dhe unë shikoj një shkarje të këtij elektorati të Ilirit drejt Partisë Socialsite. Nuk e ka më atë forcë që ka pasur kur ka qenë një parti interesi. Shikoj edhe një shkatërrim të Partisë Demokratike e cila është e përçarë”,-tha Ferdinand Dervishi.
/a.r