• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tek cila anëtarësi, zoti Basha?

by Artur Ajazi
27/06/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Tek cila anëtarësi do të mbështetet, “përzgjedhja e emrave për kandidatë” zoti Basha ? A ka mbetur më anëtarësi në Partinë Demokratike, pas katrahurës që keni bërë ju dhe sekretarët tuaj me bazën e asaj partie ? A ka mbetur më anëtar në partinë tuaj, që ti besojë profkat me “bugaçe”, se gjoja “kësaj here vërtetë do të vendosë baza e partisë, madje do të filtrohen emrat në 4 faza” ? A mendoni vërtetë zoti Basha, se ka mbetur këmbë anëtari në rrethe, që t’ju besojë se, e keni seriozisht kur thoni se “ për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të çdo emri dhe kandidature”. Për cilin komision e keni fjalën, për “celulën” e vjetër me xhaketë të re, apo për “grupin” e ri, me xhaketë të vjetër ? Gjithsesi, kur e dëgjon dhe e mendon, të ngatërrohen gjërat aq keq, sa nuk arrin ti besosh as fjalës dhe as betimit tënd se, “PD po hapet”.

Ju i keni mbyllur derën me kohë qindra e mijëra kontrubuesve dhe militantëve në gjithë degët e asaj partie në Shqipëri, ju dhe njerësit tuaj akoma, quani “tradhëtarë, komunistë, dhe të shitur”, çdo njeri që ka kurajon të jetë kundër kryetarit, që guxon të ngrejë zërin kundër zgjedhjeve të imponuara dhe të blera në PD. Atëhere, me cilin do të bëni ju, “komisione dhe grupe të verifikimit të emrave”, kur aktualisht në degët e PD në rrethe, të mbetura bosh, kanë nisur nga dje të përfliten dhe mbushen lista kafenesh me emra, që askush nuk i ka dëgjuar më parë. Ju do të propozoni, do të verifikoni, dhe do të “miratoni” njerësit tuaj zoti Basha. Ju dhe ata që keni ju në rrethe, nuk do të bëni asgjë tjetër, veçse “telefonin e prishur” edhe kësaj here, dhe do të shpallni si “listë të fitores” atë që do të kalojë më parë, nga dega e financës së partisë tuaj.

Tek cila anëtarësi, do të mbështeteni ju zoti Basha, kur në rrethe, ju nuk keni sot asnjë evidencë të plotë, dhe të rregullt zyrtare, mbi numrin e anëtarëve, simpatizantëve, asnjë listë të rregullt zyrtare mbi numrin e grupseksioneve dhe strukturave në asaj partie. Tek cila bazë dhe anëtarësi, do të mbështeteni ju zoti Basha, kur aktualisht ka kryetarë dege të PD në rrethe, që nuk e dinë sa është numri i saktë i anëtarëve të asaj zone, dhe nuk kanë zhvilluar deri sot, asnjë mbledhje formale me ata. Si do të bëhen “propozimet nga anëtarësia” apo dhe “filtrimet nga komisioni verifikimit”, kur gjithçka ka nisur, dhe do të bëhet si 4 vite më parë, e njëjta skemë, i njëjti marifet.

Baza e Partisë tuaj demokratike, ka nevojë urgjente për tu sqaruar, mbi 1001 çështje dhe probleme të vjetra dhe të reja zoti Basha, baza e partisë tuaj, ka nevojë urgjente të dijë nga ju dhe sekretarët tuaj, mbi gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh në SHQUP, dhe jo të “propozojë dhe votojë” me komandë nga lart. Pa ngjallur frymëzimin, shpresën dhe besimin tek anëtarësia, mos kërkoni dhe rrëmoni emra, apo dhe mos ngrini “komisione verifikimi” fiktivë, pasi fitorja më parë kalon nga njerësit zoti Basha, dhe jo nga zyra juaj.

Next Post
Tjetër makinë përfshihet nga flakët në ecje, digjet plotësisht automjeti në rrugën e “Dajtit”

Tjetër makinë përfshihet nga flakët në ecje, digjet plotësisht automjeti në rrugën e "Dajtit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In