• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tek Astiri na thanë fituam, se Edvini i ra nga Elbasani”, Rama lexon mesazhin e demokratit të zhgënjyer

by A R
28/05/2020 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka prerë fjalën kryeministrit Edi Rama, teksa ka qenë në replikë me deputeten Rudina Hajdari për cështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Që në nisje të fjalës në fakt, Rama e njoftoi se ishte paralajmëruar nga zyra e kryetarit të Kuvendit se do të kishte kohë vetëm 10 minuta për fjalën dhe 3 minuta replikë, dhe pas kësaj fjala do t’i ndërpritej.

Dhe ashtu ka ndodhur.

Duke iu përgjigjur Hajdarit Rama ka lexuar mesazhin e një demokrati, sipas tij, që nuk i kursen kritikat ndaj kryeministrit:

Rama: Eshtë e kotë, nuk ia vlen të rikthehesh për të rivënë në vend gjërat që the e pastaj i dëgjon të përkthyera gabim nga shqipja në shqip, lista të hapura me një fjalë, por e shfrytëzoj këtë replikë për t’ju lexuar një koment nga FB të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por që në ato ditët pas tragjedisë shekspiriane të shembjes së karakatinës italiane shkruante:

“Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bie shpejt, se ka premtuar gjëra që nuk bëhen dhe do ngrihet populli i zhgënjyer, erdhi 2015 na iku ene Tirona, na thatë futuni në cadër se do bjerë vetë dhe po nuk ra do vijë populli ta rrëzojë, populli nuk erdhi, erdhi Luli na tha dilni se fituam, po ca fituam, fitoi prapë Edvini, e pastaj na thatë na e futi Amerika, ndaj ska llafe, e zgjedhje, o burra revoltë popullore.

Erdhi 2019 ikët nga parlamenti na ikën edhe gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi pas nesh se u tretën edhe ata të bashkive që i nxirrnim në protesta. Kur ikën të gjitha dolën edhe nga parlamenti na thanë o burra te Unaza e Re se aty do ta kapim, se do vijë populli e ska më shans.

U ngrysëm me muj dhe e vetmja fitore qe i nate, që Edvini tu u kthy nga Vlora, i ra nga Elbasani, populli nuk erdhi erdhën fadromat dhe ne na ngeli libri i çunit të Fahriut. Pastaj doli që lepri fle te teatri, oburra pas Lulit me dhënë jetën aty bashkë me popullin, iku dhe teatri e populli prapë nuk erdhi se Luli na thotë se e paska synin te reforma zgjedhore.”

/a.r

Next Post
Lotito hap thesin, 10 milionë euro premio për titullin

Lotito hap thesin, 10 milionë euro premio për titullin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In