• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tej debatit, po me mbetjet e mbetjeve çdo bëhet?!

by Ben Andoni
28/09/2016 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Debati shumëplanësh për importin e plehrave, që ka degjeneruar në ditët e fundit me fyerje, por edhe me ekspozime dyfaqëshe historike të shumë prej aktorëve që flasin për to, po zbeh realisht problematikën teknike të importit të plehrave. Mbase, debati më i madh duhej bërë pikërisht për këtë, por duket se media vizive vendin kryesor ia ka lënë njerëzve që akuzojnë njëri-tjetrin, në emër të vendit të pastër!

Pak kohë më parë, eksperti Paul Walker i Green Cross International, njeriu që bëri publik mundësinë e ardhjes së armëve kimike të Sirisë në Shqipëri në një intervistë për median shqiptare do të rrëfente se 1 mijë tonë nga Siria të këtyre mbetjeve do të sillnin rreth 10.000 ton mbetje të tjera industriale toksike. që duhet t’menaxhoheshin në një fazë të dytë. Kjo do të thoshte një investim tjetër për një infrastrukturë tjetër, që të riciklonte mbetjet e mbetjeve.

Në rastin tonë, qeveria Rama po premton për asnjë rrezikshmëri të mbetjeve që do importohen por edhe kontroll tejet të lartë, për mundësi monitorimi të kujdesshëm, madje edhe me asistencën dhe praninë e shoqërisë civile në dogana. Deri këtu duket se çdo gjë shkon mirë, por aman nuk po i mëshohet faktit tjetër kryesor: se në proceset e riciklimit nga sasi të caktuara mbeten mbetje të mbetjeve në kuota të caktuara për tonazh, që nuk mund të riciklohen më. Çka do të thotë se ato do të përcillen në landfield-et tona, ku mungojnë kushtet e duhura, ku mbetjet duhet të ekzekutohen konform kushteve më të mira bashkëkohore. Pra, një problem realisht që kërkon zgjidhje.

Për më tepër, edhe pasi mbetjet përfundojnë në landfield, atje përsëri do u nënshtrohen kërkimeve për plastikë e metal nga armata e mbledhësve skamnorë. Por gjatë transportit shpesh mbetjet ndoten edhe më shumë kurse në landfield-e përfundojnë të papërdorshme si lëndë e parë për industrinë ricikluese. Dihet se çfarë ndodh në landfield-e, mbeturinat mbulon me makineritë për t’u shndërruar në një masë, nga ku mbledhësit shkojnë të mbledhin hekurin, letrat, plastikat dhe kategori të tjera. Por kjo sasi që mbetet është krejtësisht e papërpunueshme dhe në rastin më të zakonshëm do përfundoj në lumenjtë tanë, derdhjet e të cilave janë goxha të tmerrshme për plehrat që sjellin nga qytetet në brendësi të vendit. Kurse në lokalitete digjen pa asnjë kujdes, duke e ndotur paq mjedisin.

Teknikisht, riciklimi nuk është një proces i pafundëm, pasi letrën nuk mund ta riciklosh pa fund, ashtu si edhe disa kategori të tjera mbeturinash, çka do të thotë se ato duhet të depozitohen diku. Flitet pra, për mbetjet e mbetjeve dhe pikërisht, nga këtu nis një problem i madh që është administrimi i dobët i pushtetit lokal mbi vendgrumbullimet, që ashtu si e përmendëm, në vende periferike zgjidhet me djegie, kurse në raste të tjera hidhet në lumë.

Çdo bëhet pra me mbetjet e mbetjeve?! “Nuk mund të tolerojmë asnjë kilogram mbeturina të importuara nga jashtë, jo më që vendi të kthehet në një kazan plehrash për t’i hapur rrugë gjithë kanaleve të MAFIA-s ndërkombëtare, që dihet botërisht se zotëron një influencë vrastare në këtë tregti të madhe të plehrave dhe sidomos të plehrave toksike…. Arsyeja pse vendet e varfra janë rëndom shënjestra e kësaj lloj historie të rëndë me shumë helm brenda është pikërisht kjo; sepse janë vulnerabël dhe janë në pamundësi për të bërë kontrolle të përpikta, siç bëjnë vendet e zhvilluara. Tragjeditë e disa vendeve të varfra ku njerëzit janë detyruar të shpërngulen me mijëra e dhjetëra mijëra nga vendbanimet e tyre për shkak të helmimit të tokës janë një mësim shumë i madh dhe tërësisht i mjaftueshëm për ne që në 100 ditët e para t’i vëmë bllokadë totale plehrave të importit”, citojmë një nga fjalimet me retorikë të lartë të zotit Rama, në kohën kur vinte në pushtet.

Pikërisht ky është argumenti që duhet të sundonte në vend të atij debati shterp dhe patetik mes palëve plot ofendime, e që në fund po tregon se ka kaq shumë pika lidhëse.

Ligji i mbetjeve ka vetëm një hallkë që e pengon tani dhe kjo lidhet me dekretimin e presidentit, i cili ka premtuar një shikim thelbësor të tij. Të shpresojmë se ai nuk do ta shikojë politikisht, por objektivisht, për të mirën e bashkëqytetarëve të tij. (Javanews)

Next Post
ISIS humb kontrollin mbi puset e naftës në Irak

ISIS humb kontrollin mbi puset e naftës në Irak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In