• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tedi Ngjela flet pas ndarjes me Floriana Garon!

by A R
28/11/2015 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U përfol për një ndarje të Tedi Ngjelës nga Floriana Garo, e pavarësisht heshtjes së të dyve, shprehja e popullit “Ku ka zë s’është pa gjë” duket se ka vend në këtë histori. Jo më foto bashkë, jo më udhëtime bashkë, as dalje publike pranë njëri-tjetrit, asgjë. Floriana nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë histori, por edhe Tedi është treguar i rezervuar, kur bëhet fjalë për çështje personale.

Nga ana tjetër, mediat e fushës së “Show-Biz” kanë nxituar dhe kanë folur për Sofia Mitre, modelja që për ditë me radhë u “prezantua” nëpër rrjetet sociale si “Vajza që ndau Florianën nga Tedi”. Por ajo është e martuar. Jo me Tedi Ngjelën! Vetë ai ka hedhur poshtë zërat që thonë se, “Tedi po përjeton një histori dashurie me modelen Sofia Mitre”. Kjo e fundit jeton në Greqi, së bashku me bashkëshortin. Në “Facebook”, ajo publikon herë pas herë foto me bashkëshortin, çka hedh poshtë pretendimet e mëparshme. Por, kush është Sofia Mitre? Sigurisht, ajo nuk është një e panjohur për Tedi Ngjelën, i cili më herët ka frekuentuar lokalet e natës me të dhe ish të fejuarën Florianën. Sofia ka ndjekur studimet e larta në një universitet amerikan në kryeqytetin grek. Po ashtu ngjason me Florianan, edhe nga fiziku, por edhe nga angazhimet, pasi merr pjesë në sfilata të ndryshme mode në Greqi.

Tedit i është dukur qesharake “lidhja” që kanë krijuar të tjerët për të. “Sofia është kushërira e kunatit tim. Dhe për më tepër është e martuar”, ka sqaruar ai, duke mos rrëfyer asgjë më tepër për të shkuarën e tij.

Floriana  Garo, në median ku ajo punon aktualisht, u tha se pak kohë më parë i erdhi një tufë me lule nga një anonim dhe se ka nisur një romancë të re, ndërsa Për Tedi Ngjelën nuk ka asgjë të re, përveç një lidhje “të sajuar” që i është bërë dhe që ka mërzitur edhe familjen e tij që ka reaguar ashpër ndaj medieve që  kanë komentuar ndarjen.

Mbi arsyet e ndarjes dhe raportimet e fundit se Tedi Ngjela kishte tradhtuar Floriana Garon, por pa asnjë bazë, kanë detyruar motrën e tij të reagojë ashpër pak kohë më parë.

 Statusi i motrës së Tedit në “Facebook” u interpretua si një shpërthim i saj për ish kunatën, Floriana Garo. Përmbajtja e statusit të Erist ishte një gjendje emocionale e momentit, ose e menduar më parë, por ajo që ra në sy ishte fakti që ai status i dedikohej një personi mosmirënjohës dhe jo të moralshëm. “U bëj thirrje “pabukëve”: boll hëngrët m.. lart e poshtë me shpifje! Ju lutem vazhdoni “zanatin” tuaj të vyer, vazhdoni ëndërroni me presh, vazhdoni me burrat dhe baballarët e të tjerëve, por ju lutem, boll hëngrët m.. me shpifje”, ka postuar Ersi në profilin e saj në “Facebook”. Megjithëse më vonë ajo pohoi se statusi nuk ishte për Florianën, fakti që ky reagim erdhi menjëherë pasi u bë publike ndarja e çiftit, nuk lë vend për interpretime të tjera./KohaJone

Next Post

Borxhi për drogën, policia liron pengjet dhe arreston tre pengmarrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In