• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tedi Blushi reagon pas shkrimit të “Deutsche Welle”: Keqardhje që nuk i përfshiu konkluzionet e “Venecias” për Presidentin

by Ardit Rada
23/06/2020 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi përmes një shkrimi në Facebook bën një “sqarim të domosdoshëm dhe shpreh keqardhje” për gazetaren DW, Ani Ruci e cila në shkrimni e saj “Tiranë: Funksionimi i Gjykatës Kushtetutese në rend të ditës” nuk ka përfshirë edhe konstatimet e qarta dhe rekomandimet specifike që Komisioni i Venecias ka bërë mbi procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.

STATUSI I PLOTE

NJË SQARIM DASHAMIRËS DHE I DOMOSDOSHËM PËR KOLEGEN, ANI RUCI
Shpreh keqardhjen që në shkrimin “Tiranë: Funksionimi i Gjykatës Kushtetutese në rend të ditës” me autore kolegen e respektuar Ani Ruci për DW, datë 23 qershor 2020, nuk gjejnë vend konstatimet e qarta dhe rekomandimet specifike që Komisioni i Venecias ka bërë mbi procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Duke ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Presidentit të Republikës SH.T.Z Ilir Meta se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, ashtu sikundër është edhe zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi, besoj se është e domosdoshme që opinioni publik të njihet me analizën dhe konkluzionet e Komisionit të Venecias në mënyrë të drejtëpërdrejtë, jashtë çdo interpretimi politik.
Konkretisht, Komisioni i Venecias ka theksuar se:

I. Roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ishte vendimtar në procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.

II. Shkaktar i incidentit procedurial në procesin e emërimeve të gjyqtarëve kushtetues ishte Kryetari i KED.
III. Transparenca është thelbësore jo vetëm për besueshmërinë e procesit të emërimeve por edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese. KED minoi transparencën e procesit përmes vendimeve antikushtetuese.

IV. Veprimet e Presidentit ruajtën kushtetutshmërinë e të gjithë procesit të emërimeve. Emërimi i mëvonshëm i kandidatit të dytë të Presidentit është i justifikueshëm, pasi qëllimi i mekanizmit zhbllokues nuk ishte i zbatueshëm, për sa kohë nuk kishte as mosveprim dhe as vullnet dashakeq nga ana e Presidentit. Refuzimi i Presidentit për të pranuar betimin e kandidates që pretendonte emërimin automatik ishte i arsyeshëm.
V. Ligji i miratuar në Parlament për ndryshimin e procedurës së betimit përpara Presidentit të Republikës është antikushtetues. Betimi përpara Presidentit shënon jo vetëm nisjen e detyrës së gjyqtarit por edhe konfirmon legjitimitetin e këtij mandati kushtetutes. Ndryshimi i kësaj procedure mund të bëhet vetëm përmes ndryshimit të Kushtetutës me një dispozitë të formuluar qartë dhe vetëm për rastet e qarta të abuzimit. Në rastin aktual Komisioni i Venecias nuk konstaton në asnjë moment abuzim me detyrën.

VI. Ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për Shqipërinë veçanërisht për kushtetutshmërinë e çështjeve që lidhen me interesin publik. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për një konsensus të gjerë. Respektimi i mandatit dhe kompetencave të institucioneve shtetërore është kyç.
Të gjitha këto janë pikë për pikë konkluzione të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cituara si më poshtë, dhe nuk janë as komente të Presidentit dhe as të ndonjë komentuesi dashamirës.

Sa i përket shqetësimit në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, sjell gjithashtu në vëmendje se mazhoranca aktuale ka kërkuar dy herë mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, me pretendimin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Në të dyja herët Komisioni i Venecias është shprehur qartë se pretendimet e Kuvendit nuk kanë bazë për të çuar në shkarkimin e Presidentit. Madje Komisioni ka paralajmëruar mazhorancën që në rast se i shkon deri në fund këtij qëllimi politik do të duhet të vendosë “nëse në fund të fundit kjo do t’i shërbente apo do t’a asgjesonte qëllimin e kontrollit dhe balancës në një situatë kur Parlamenti dhe të gjitha bashkitë dominohen nga një parti. ”

Sa i përket çështjes së 15 kushteve të Bashkimit Europian, dëshiroj të theksoj se ka qenë pikërisht Presidenti Meta, që edhe në këtë rast, ka kërkuar bashkëpunim gjithëpërfshirës, dhe në mungesë të këtij bashkëpunimi ka paralajmëruar me shqetësim shtimin e kushteve, duke këmbëngulur se nga Shqipëria pritet përparim konkret dhe i vërtetë.

Si gazetare e “DW”, ju keni zbuluar vetë qëndrimin e qartë që edhe Gjermania, vendi që do të marrë së afërmi Presidencën e Bashkimit Europian, ka mbajtur në raport me pritshmëritë e këtij procesi, me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta qëndron përherë i gatshëm t’ju sqarojë drejtpërdrejt çdo çështje, e veçanërisht faktet që përbëjnë interes të veçantë publik.

/e.rr

Next Post
“Toka e premtuar”/ Shkatërrohet grupi kriminal që sillte arabë në Shqipëri, në pranga një burrë dhe një grua

Grabitje me dhunë në Tiranë, bie në pranga hajduti i celularëve dhe çantave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

August 7, 2026
Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

August 7, 2026
Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

August 7, 2026
Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

August 7, 2026
Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front

Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front

August 7, 2026
AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

August 7, 2026
“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

August 7, 2026
Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

August 7, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë

August 7, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com