• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatrit Kombëtar “i zhduken” 20 milionë lekë materiale, Hervin Çuli kallëzim në prokurori pas inventarit

by Ardit Rada
26/06/2020 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli pas shembjes së fasadës së Teatrit Kombëtar ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për pajisjet dhe materialet që i mungojnë këtij institucioni. Nga inventari i mbyllur në 29 maj 2020, mësohet se ka mungesë të materialeve afërsisht në vlerën 20 milionë lekë.

Për këtë arsye, drejtori i këtij institucioni Hervin Çuli i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës, me një kallëzim 6-faqësh, ku jo vetëm pasqyron numrin e artikujve që mungojnë, por bën edhe një përmbledhje të situatës  nga korriku i 2018-ës, kur Teatri Kombëtar u zhvendos tek ArTurbina, deri në 17 maj, që u shënua akti final i rrëzimit të objektit.

Për të evidentuar mungesat në inventarin e bërë, stafi i Teatrit Kombëtar i është referuar gjendjes kontabël të inventarit të korrikut të vitit 2019, që kap shumën e 41.516.539 lekë. Sektorët që kanë shënuar humbjet më të mëdha në kosto janë ai dekoreve fondale, garderoba, reparti i ndriçimit, skena etj. Ndërsa sa i përket numrit më të madh të pajisjeve dhe materialeve që kanë humbur për sektor, sipas pasqyrimit që bëhet në kallëzimin penal, duket se janë shënuar nënë Magazinën Qendrore, ku mungojnë 6644 prej materialeve që mbaheshin aty. Po ashtu nga rekuizita mungojnë plot 1974 pajisje, për të vazhduar më tej me gardërobën, ku mungojnë plot 1818 artikuj.

Referuar po këtij kallëzimi, sipas drejtorit të Teatrit Kombëtar, duket se “rezulton e humbur e gjithë arkiva me dokumente e Teatrit Kombëtar para vitit 2012”. Në 34 sektorë, mungojnë gjithsej 12450 artikuj (12 mije e 450 artikuj).

/e.rr
Next Post
“Heronjtë” e rinj të Lulit në parlament

“S’pres asnjë ftesë nga Basha”, Patozi nis përgatitjen e zgjedhjeve: Bashkëpunojmë me këdo që kërkon hapjen e listave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In