• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri/ Veliaj sot dëgjesë me artistët: Të vijnë edhe kritikët, do dëgjojmë shqetësimet

by Java News
14/06/2018 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të zhvillojë ditën e sotme një dëgjesë me komunitetin e artistëve për çështjen e ndërtimit të teatrit të ri.

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, Veliaj deklaroi se paraditen e sotme në orën 11 ai do të bashkëbisedojë me artistët për këtë propozim që pritet t’i japë qytetarëve të Tiranës një teatër dinjitoz.

“Një shans fantastik është takimi i sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik Në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje, teksa theksoi se bashkia do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit.

“Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie  i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte. Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit. Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut. Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit”, tha Veliaj.

a.ç

Next Post
SHBA: Sanksionet nuk hiqen pa çarmatosjen e plotë bërthamore të Koresë së Veriut

SHBA: Sanksionet nuk hiqen pa çarmatosjen e plotë bërthamore të Koresë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

Rrjeti sekret i Iranit që sfidon SHBA-të, zbulohet skema për furnizimin e ushtrisë dhe raketave

October 30, 2026
Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Atlanta për takimin e G20-ës, Moska kërkon heqjen e sanksioneve

October 30, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!

October 30, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

October 30, 2026
Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

Kaos në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së pas arrestimit të një drejtuesi të lartë të kartelit të drogës (VIDEO)

October 30, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Nazarko: Masat e paketës fiskale janë të vonuara. Protesta e vërtetë është në shoqëri, jo te numrat

October 30, 2026
“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

“Largoni të korruptuarit”, Lista Studentore kërkon “shkatërrimin” e Vuçiç

October 30, 2026
Trump dhe Melania organizojnë festën e Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë, shpërndajnë ëmbëlsira për qindra fëmijë

Trump dhe Melania organizojnë festën e Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë, shpërndajnë ëmbëlsira për qindra fëmijë

October 30, 2026
Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë

Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë

October 30, 2026
Instituti Ekonomik Gjerman: Tarifat e Trump dështuan të ulin deficitin tregtar të SHBA-së

Instituti Ekonomik Gjerman: Tarifat e Trump dështuan të ulin deficitin tregtar të SHBA-së

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In