Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish lidhur me shembjen e teatrit.
Ai ka risjellë në vëmendje punët e bëra nga Bashkia, të cilat janë kundërshtuar me anë të protestave .
Sipas tij, janë po të njëjtat persona, përfaqësues dhe mbështetës të PD-LSI.
“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne & sot kundër Teatrit të ri! Kundër, kundër, kundër! E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD&LSI me mashat!”, shkruan Veliaj në “Twitter”.
Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne & sot kundër Teatrit të ri!
Kundër, kundër, kundër!
E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend jane i njejti grup? PD&LSI me mashat! pic.twitter.com/eUCaXwJZip
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) July 24, 2019
g.kosovari