• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Teatri s’ia mbulon dot opozitës vullnetin kundër Reformës në Drejtësi

by A R
09/07/2018 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando META/

Sot në Kuvend, në tryezat e deputetëve, është një projktligj shumë i rëndësishëm. Ai ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i dhënë mundësi Shkollës së Magjistraturës që t’u hapë rrugën kandidatëve të rinj për të zëvendësuar gjyqtarët që nuk kanë mundur të kalojnë vettingun. Projektligji është pjesë e Reformës në Drejtësi dhe kërkon 84 vota. Duhen edhe votat e opozitës që ai të kalojë në Kuvend. Mazhoranca ka aktualisht 79 vota, gjë që e bën të pamundur kalimin e projektligjit në fjalë.

Opozita ka zgjedhur ta bojkotojë seancën e sotme parlamentare, duke dëshmuar në këtë mënyrë jo vetëm vullnetin e saj kundër Reformës në Drejtësi, por edhe panikun që ka përfshirë prej kohësh Bashën dhe Kryemadhin se nuk janë në gjendje të kontrollojnë votat e grupeve të tyre parlamentare PD- LSI. Argumenti që ata kanë përdorur për të fshehur këtë panik është çështja e … Teatrit. Gjithësesi perdja e Teatrit nuk u’a fsheh dot lojën para dhe pas kuintave të vullnetit të tyre të palëkundur kundër Reformës në Drejtësi.

Procesi i vettingut tashmë ka filluar të zbardhë llumin në të cilin ishte zhytur për vite e vite me rradhë i gjithë sistemi i drejtësisë në vend, duke filluar që nga korrupsioni galopant, çështjet që blihen e shiten sa në dyert e prokurorisë aq edhe në ato të gjykatave. Zyrtarë të lartë të prokurorisë së përgjithshmje të përfshirë në afera të frikshme korrupsioni dhe ndikimesh politike në vendimarrje, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe në nivele më të ulta që kishin vënë pasuri të pajustifikuara, vendime gjykatash që e kishin kthyer drejtësinë në një sistem tërësisht klientelist, etj.

Lista e prokurorëve dhe gjyqtarëve që pritet të dalin jashtë sistemit të drejtësisë, sipas të gjitha gjasave, do të vijë e të shtohet. Kjo është arsyeja se përse sot në Kuvend është projektligji që i mundëson Shkollës së Magjistraturës që të hapë dyert për zëvendësuesit e atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dalin jashtë sistemit të drejtësisë.

Në këtë proces kërkohet edhe angazhimi i opozitës për shkak të numrave në Kuvend. Por në vijim të logjikës së PD- LSI kundër reformës në drejtësi, ashtu siç edhe pritej, dy kryetarët e partive të opozitës kanë urdhëruar deputetët e tyre që të mos shkojnë në Kuvend, në një përpjekje të pastër për ta futur tërë sistemin e drejtësisë në kolaps.

Justifikimi për bojkot me argumentin se votimi për ligjin për Teatrin ka qenë i parregullt, duket tërësisht i kompromentuar, po të kemi parasysh se PD nuk çon deputetin Alibeaj në sekretariatin parlamentar që po kryen hetime për votimin ku rezulton se deputeti i LSI Vangjel Tavo ka votuar pro ligjit, ndërkohë që ai s’ka qenë në Kuvend. Eshtë vështirë të mendohet se ndonjë deputet i PS ka shkuar te tryeza e Tavos dhe ka futur kartën e votimit, po të kihet parasysh se vendi ku rri Tavo është i ‘rrethuar’ nga deputetë të LSI. Sebepi për Teatrin, më shumë se kush votoi me kartën e Tavos, zbulon problematikat serioze që ka PD- LSI me votat në Kuvend, pasi jo rrallë herë deputetët e opozitës nuk i janë bindur Bashës dhe Kryemadhit për mënyrën e votimit, duke filluar që nga zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit.

Arsyet e opozitës për bojkot nuk duhen kërkuar te “Tavo”, por tek vullneti i saj kundër reformës në drejtësi, e cila po shemb çdo ditë ngrehinën ku PD- LSI kishin ngritur bazat e pushtetit të tyre politik, duke mbajtur në këmbë një sistem politik të korruptuar deri në palcë, ku askush nuk ndëshkohej ligjërisht, pavarësisht aferave skandaloze me pushtetin. Të kërkosh qëndrim grupi pro reformës në drejtësi nga PD- LSI është një mision i pamundur. Në këto raste zgjidhje janë vullntet individuale të atyre deputetëve, të cilët më shumë se disa prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar u dhimbset ardhmëria e drejtësisë shqiptare, ku gjithësecili të jetë i barabartë para ligjit. Ky është një shërbim dhe për Bashën e Kryemadhin që edhe ata të jenë të barabartë para ligjit. Perdja e Teatrit s’e mbulon dot panikun e tyre. Ajo ka rënë prej kohësh.

Next Post
Habit opozita, kërkoi anulimin e votimit për “Teatrin”, por nuk shkon në mbledhje

Habit opozita, kërkoi anulimin e votimit për "Teatrin", por nuk shkon në mbledhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

July 12, 2026
Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

Këshilltari i Khameneit: Për ne, Ngushtica e Hormuzit është më e rëndësishme se armët bërthamore

July 12, 2026
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

July 12, 2026
Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

Pas sulmeve me raketa dhe dronë, Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

July 12, 2026
Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

Pushuesit marrin kontrollin mbi çmimet! Lezha vendos tabelat me barkod në çdo plazh

July 12, 2026
Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

Rafineria ruse në flakë pas sulmit me dronë ukrainas

July 12, 2026
Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

Nga presioni i protestës te sfida e madhe e 2027, Klosi nxjerr kartat e PS!

July 12, 2026
Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

Maska e zezë që trazoi Iranin, ja kush ishte personi që u shfaq në funeralin e Ali Khameneit

July 12, 2026
Dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos masat: 20-vjeçarja në burg, 15-vjeçarja në “arrest shtëpie”, tjetra në psikiatri!

Dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit vendos masat: 20-vjeçarja në burg, 15-vjeçarja në “arrest shtëpie”, tjetra në psikiatri!

July 12, 2026
Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve

Bota përballë një vale të re të kancerit, OBSH paralajmëron rritje drastike të rasteve

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In