• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri, si pasqyrë e raportit të politikës me shoqërinë

by Alfred Peza
28/06/2018 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Duket se ka një zgjidhje kompromisi për çështjen e Teatrit Kombëtar, pas së cilës, besohet se do të kemi shembjen e asaj që është sot dhe ndërtimin e një godine të re. Një projekt që do të ngrihet mbi truallin ekzistues duke mos u prekur nga projekti i zhvillimit tërësor të kësaj zone, nga partneriteti publik privat.

Ky është lajmi që Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj në rolin e negociatorit të qeverisë për këtë çështje dha bashkë me përfaqësuesit e komunitetit të artisëve. Një lajm që çon drejt zgjidhjes një problem të debatuar prej 10- 15 vjetësh. Një zgjidhje që duket se nuk prek nga njëra anë as sensibilitetet e grupit kryesor të interesit, por as edhe nevojën e qytetit dhe të kombit, për një godinë dhe infrastrukturë dinjitoze për artin skenik shqiptar në shekullin XXI.

“Përplasja” e aktorëve dhe punonjësve të tjerë të Teatrit Kombëtar me qeverinë, ministrinë e Kulturës dhe bashkinë, është një pasqyrë për të parë një anë tjetër të çështjes. Një dimension që ka shoqëruar këto vite të postkomunizmit, të gjitha raportet e grupeve të ndryshme të interesit, me nevojat e tyre, përballë shtetit dhe pushtetit.

Eshtë pasqyra për të parë përmasën e politizimit të gjithçkaje ku mund të prodhohet sadopak politikë dhe përfitime të ditës së një grupi politik, kundër grupit tjetër kundërshtar. Jo për të arritur tek zgjidhja më e mirë, për grupet e interesit e aq më pak për qytetin dhe qytetarët. Por që synon më së shumti të prodhojë produkte sporadike dhe kalimtare politike, thjeshtë e vetëm për të dëmtuar kundërshtarin politik në funksion të axhendës së vet për tu rikthyer në pushtet, e për të mos e zgjidhur asnjëherë çështjen.

Produkti i vetëm që arriti të prodhojë kjo lloj qasje e politikës këtë radhë për çështjen e shembjes apo jo të godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar me qëllim ngritjen aty të një godine të re, ishte thjeshtë dhe vetëm përçarja e komunitetit të aktorëve dhe krijuesve të tjerë të artit skenik, deri në armiqësimin individual të secilit me të gjithë. Në këtë mënyrë, në vend të produktit më të mirë, zgjidhjes më të pranueshme dhe projektit më optimal të mundshëm që duhet të prodhonte ky debat, ai arriti që ti servirte këtij grupi interesi, frutin e vet më të hidhur. Duke mbjellë mes tyre farën e përçarjes dhe armiqësisë personale.

Kur me sa duket, artistët e kuptuan edhe vetë se me ta dhe në emër të së drejtës së tyre, po shkohej shumë larg nga palët politike, aq larg sa interesi i tyre nuk dukej gjëkundi, nisi edhe kthjellimi. Nisi reflektimi. Nisi triumfi i arsyes mbi të paarsyeshmen. Triumfi i logjikës mbi të palogjikshmen. Triumfi i interesit të vetë komunitetit të artistëve, mbi interesin e klasës politike. Triumfi i racionales, mbi iracionalen. Fitorja e të mundshmes që tani me sa duket, do të bëhet edhe e realizueshme.

Të fituar nga e gjithë kjo histori sigurisht që është teatri, spektatorët, qyteti, e ardhmja e artit skenik kombëtar por mbi të gjitha, vetë komuniteti i artistëve që ishin pjesë e kësaj përplasje, e këtij debati të madh dhe në fund fare, që u bënë edhe pjesë e zgjidhjes së problemit. Duke dhënë me anë të këtij përfundimi, edhe një mesazh për të gjitha grupet e tjera të interesit në Shqipëri, që kanë ose mund të kenë nesër, probleme të ngjashme për të përballuar dhe zgjidhur.

Ajo që u arrit nga komuniteti i artistëve të Tetarit Kombëtar në këtë rast, sjell mesazhin e qëndrimit gjithmonë e më larg politikës dhe politizimit të çështjeve e kauzave të tyre. Duke qëndruar gjithmonë e më pranë nevojave dhe interesave të tyre, sensibiliteteve dhe prespektivës së fushës ku ata janë investuar e që përfaqësojnë. Vetëm kështu do të fitojnë jo vetëm ata vetë, por edhe shoqëria shqiptare dhe e ardhmja e vendit.

Pas kësaj, edhe vetë politika do të kuptojë dhe do të detyrohet që të ndjeki kauzat e veta, duke lujatur rolin dhe funksionin që i takon në këtë sistem, larg filozofisë së derisotme të saj, për të nxjerrë gështenjat nga zjarret e ndezura andej këndej, me duart e të tjerëve, ndërkohë që ata digjen, ajo gjithë jetën veç fërkon e ngroh duart.

Next Post
Durrës, 20 vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

Durrës, 20 vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In