Nga Fatmir Merkoçi
Çështja e ndërtimeve pa kriter është kthyer në normalitet qoftë në Tiranë por kudo tjetër. Kryetarët e Bashkive, pavarësisht se zgjidhen nga populli, ata, postin e përdorin, si post partie. Në çdo rast, vullneti i qytetarëve anashkalohet. Në fushata askush nuk deklarohet për ndërtime kullash apo prishje sheshesh. Velija kur u zgjodh K. Bashkie, deklaroi se nuk do kish leje për këto lloj ndërtimesh, por me të marr postin, ai, filloi shkatërrimin e qendrës.
Qendra ishte e ndërtuar sipas një projekti, gati një shekull më parë. Në mënyrë të përkryer, ai mbetej projekti më i qëndrueshëm e funksional. Sheshi qendror ishte arteria shfryrëse e trafikut, pasi lidhte gjashtë arteriet kryesore të Tiranës.
Ndërhyrja e parë në këtë shesh u bë në kohën e diktaturës. Prishja e Bashkisë ishte një dhimbje për popullin e Tiranës. Por të gjithë flisnin thjesht nën zë. Kjo për arsye të sistemit. Gjithsesi, dhe pse nuk ish ky fluks mjetesh, përsëri sheshi mbeti shesh. Por e keqja s’paska pasur fund. Si çdo gjë që duhej shkatëruar e ndërtuar pa kriter, ndodhi dhe me këtë shesh. Ai filloi të ndjente dorën shkatërruese nga Rama K/Bashkie. Fillimisht lulishtja e saj. Gurët dhe pemët dhjetra vjeçare. U shkulën e u zhdukën. Pra një ide sa e marrë aq dhe e dëmshme për vetë qytetin, filloi të marri jetë.
Ardhja e Bashës në krye të Bashkisë, nuk bëri të mundur rikthimin e tij në gjendjen e parë. Kjo i dha dorë Velias që ta prishte dhe të zbatonte idenë e Ramës, sot Kryeministër.
Duke parë heshtjen e qytetarëve, të këshilltarëve bashkiakë, ku më së shumti janë të nivelit nën mesatar, kjo falë dhe moshës së tyre të re, apo të sjelljes serviluese të partisë që i emëron, Velia zbatoi atë palavoz projekt, i cili e ka futur Tiranën në një kaos të vërtetë urbanistik. Sheshin nga një shesh, e ktheu në një kodër betoni e pllakash. Pa i hyrë cilësisë, përmbytjes e përvëlimit të diellit.
Por Erioni nuk di të ndalet. Ai nuk e njeh frikën e ligjit. Arsyeja, mbështetja e atit të tij shpirtëror. Tashmë Erion Velija ka marrë revanshin e radhës. Ai si zëdhënës i Ramës, i është vërsulur prishjes së Teatrit Kombëtar. Aty kërkon të ndërtoj kulla 25 katëshe. Ashtu si Rama dhe Velia nuk i duhet teatri. Pasi sipas shprehjes së Ramës, kur ishte K/Bashkie, ” Teatri duhet vetëm për të varur brekët e Violeta Manushit”. Shprehje që pati reagimet e gjithë artistëve. Më kujtohet shprehja e mikut tim Agim Qirjaqit, i cili pasi e dëgjoi këtë shprehje, dalë nga goja jo vetëm e një Kryebashkiaku, por dhe artisti thoshte – “Këtë idiotizëm vetëm nga një idiot mundesh ta dëgjosh”. Në atë kohë Rama u tërhoq. Kjo për vetë faktin, se as qeverinë nuk e kish pro. Sot Rama Kryeministër, po përdor zëdhënësin e tij. Por gabon Erioni. Gabon në dy pika themelore.
E para, ajo është pronë publike. Sipas ligjit dhe vetë Kushtetutës. Erioni nuk ka asnjë tagër ligjor për ta dhënë atë pronë një ndërtuesi, kushdo qoftë ai. Pasi, vetëm për interes publik, ajo pronë, apo dhe prona private, mundet të jepet për zhvillim. Erioni, si një manipulator i mirë, me konsulencën e Ramës, futën në lojë ” ringritjen e një teatri të ri brenda kullave” shqiptarët nuk besoj se janë kaq harraq. Kujtojmë vetëm proçesin e prishjes së kinemave në Tiranë.
Kur u prish kinema “17 Nëntori”, u tha se do ndërtonin, bashkë me pallatin dhe sallën e kinemasë. Gjë, e cila nuk u bë. Kinamaja nuk ekziston më. Të njëjtën fat pësoi dhe kinema Republika. Pas rikonstruksionit, prej miliona lekësh, dhe kjo u dha për ndërtim pallati. Dhe sot e kësaj dite, megjithse kaluan kaq vjet, jo vetëm kulla, por as kinemaja nuk ekziston. Këto janë fakte tepër kokëforta.
Ndryshimi me Teatrin është siç e thamë më lartë. Prona aty nuk është private, por shtetërore. Sot, dyshja Rama- Velija, të cilët nuk pyesin për ligj, me kamuflazhin e tyre të dal boje, po përdorin termin e një ” Teatri të Ri. Por sot, ata po përballen, sa me indinjatën popullore, aq më shumë me rezistencën reale të aktorëve dhe të gjithë komunitetin e artistëve, ku, fatkeqësisht bën pjesë dhe vetë Rama.
Rama-Velija sot, nuk munden ta zbatojnë projektin e tyre. Kjo, jo për faktet që parashtruam, por dhe si pasojë e një ngërçi ligjor.
Nëse do ish dëshira e bërjes së Teatrit, ai mundej të bëhej, qoftë dhe nga themelet, por me të njëjtën formë. Mund të zbatohej përpikëria, pa i humbur identitetin e tij. Sado të ish kostoja, kjo edhe për vetë faktin se Teatri është godinë në vete. Askund nuk gjen një Teatër Kombëtar, në themelet e një kulle gjigande. Por Erioni s’ka faj. Teatri për të nuk thotë asgjë. Ai vetë nuk është frekuentues i tij. Ai se njeh këtë art. Ai kërkon të tregohet altruist. Por harron, para aktorëve ka vlerë zero infinit. Ai, mendon se posti i jep çdo të drejtë. E bën intelektual të gjithanshëm. Por çdo ditë e më shumë, si në çdo takim, Ai tregon se është e mbetet thjeshtë ” bisht qeni”.
Me ç’dihet, Rama do dërgoj një ligj special në Kuvend për miratim. Pavarësisht se sipas Kushtetutës, ky ligj kërkon 3/5 e votave, Rama do e kaloi me votim të thjesht. Por, qoftë opozita, qoftë vetë komuniteti i artistëve, e dërgojnë këtë ligj në Gj. Kushtetuese, e cila për ironi të fatit nuk funksionon. Por ka dhe një rrugë tjetër. Pavarsisht nga ligji, i cili mund të miratohet nga Qeveria Rama, Erion Velija nuk mundet ta firmosi pa konsensusin e Këshillit Bashkiak. Në rast të kundër, vetë opozita në bashki i drejtohet prokurorisë me kallzim penal. Sikurse dhe vetë gjykatës.
E gjithë loja e Ramës, tregon haptazi se: Ai vetë është kundra artit. Ai e urren artin e mirëfilltë. Kjo ndoshta ka të bëj me faktin se Ai vetë kurrë nuk u bë artist. Përkundrazi, dështimi i tij si piktor, e ka çuar atë në një urrejtje patalogjike për artin. Ai kërkon të lërë gjurm ënë këto forma. Duke e goditur artin në themelet e tij. Mbase kërkon të zbatoj teorinë e famshme: ” Në histori vështirë të hysh për mirë, pasi duhet të bësh vepra reale e të mira për njerëzimin, por mund të hysh për keq, duke bërë vepra të këqija”. Dhe, Rama ka zgjedhur të fundit. E gjithë kjo katrahurë në Tiranë, sidomos loja me Teatrin, do i kushtoi shumë Ramës e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale. Shprehja e aq përdorur prej tij se ” Ai që mendon se tallet me shqiptarët, në fund e ha” është shprehja më brilante e cila i shkon përshtat vetë Ramës. Po sa e si do e haj Rama? Këtë do e tregoj koha. E cila kurrë nuk gabon.