• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri politik me listat e PS dhe PD

by Roland Lami
14/03/2025 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Dita e djeshme do mbahet mend si një ditë mankthi për kandidatët që duan një punë apo vend si depuetet. Në thelb, nuk e kanë keq se vetëm rroga dhe efektet në pension janë të konsiderueshme. Por unë sdo ndalem te aspekti financiar por më shumë te sjellja politike e tyre dhe strategjitë që wëndrojnë pas tyre.

Në kampin e forcës më të madhe opozitare në listën madhështore bie në sy aspekti emocional.

Jo pak kadidatë nga PD kanë shprehur në publik me fjalë, mimik, gjeste, shpërthime komentesh, një lloj zhgënjimi, dëshpërimi, pabesie, habie që nuk e shikojnë veten në listën e mbyllur pavarësisht rezultateve të siguruar në primare, mbështetjes ndaj Z. Berisha poshtë ballkonit me muaj të tërë, kapërcimeve sipër murreve të kalas së PD me 11 Janarë, qendresës në ambjentet e SPAK pro Berisha apo koreografisë mbresëlënëse të kërcimit me këngën e Berishës.

Shpërthimi emocional i tyre pavarësisht interesave të ngushta shpreh një frymë sinqeriteti te ky kualicion që nuk e di a duhet vlerësuar apo jo, besimin që kanë ata te vetja dhe te ky kualicion që përtej vendeve të sigurta nuk sigurojnë dot vota plus. Sinqeriteti i secilit nënkupton vetëdijen që kanë ata për rezultatin e zgjedhjeve dhe potencialin që ka ky kualicion madhështor.

Deri dje jemi referuar të dhënave të sondazheve për të gjykuar mbi potencialin që ka ky kualicion për të bërë rokatën e pushtetit, sot kemi edhe vetëdijet e dëshpëruar të nënkuptuar të kandidatëve të këtij kualicioni që nuk e shohin veten në listat e mbyllura por në ato të hapura të cilët kanë të dhëna nga terreni dhe dijnë mundësitë për të fituar një mandat plus.

Një argument më shumë është edhe blindimi i figurave kryesore, qendërstarët e rithemelimit, drejtuesit e lartë të strukturave të forcave aleate, deputet me shumë eksperiencë të cilët në vend që të ishin në lista të hapura dhe të gjithë kapitalin e tyre ta vinin në shërbim të sigurimit të mandatit përtej listave të sigurta dhe vendin tia linin emrave të rinjë me karierë profesionale, grupe të marzhinalizuara, të rinjëve me vizion, personaliteteve publik etj. Sjellje që manifeston vizionin e ngushtë dhe vetëdijen për rezultatin e tyre ne terren dhe të kualicionin ku bëjnë pjesë. Shkurt, parimi më mirë një vezë sot se një pul nesër është vizioni ” fitues” që e ka shoqëruar këtë formacion politik gjatë 12 viteve. E redukton strategjinë e sigurimit të votave, nuk harmonizon siç duhet potencialet dhe kapacitet e secilit për të siguruar vota dhe krijon përshtypjen që futemi në garë për të qenë të njëjtat figura në parlamentin e ardhëm dhe si forcë e dytë politike.

Te lista e PS manifestohet një qasje tjetër që është më shumë racionale se iracionale. Bie në sy manifestimi hipokrit i kandidatëve të PS që nuk gjenden në lista të mbyllura duke manifestuar para kanerave një vetkënaqësi, vetpërmbushje, ekzaltim, gëzim që partia, Rama më thjeshtë i ka dhënë këtë mundësi të “art” të garoj në lista të hapura. Pavarësisht hipokrizis apo shtirjes e cila nënkupton një pamundësi objektive për të ndryshuar, ushtruar presion apo larg qoftë kritikuar vendimmarrjen e kryetarit Rama për këtë vendim siç po ndodh te krahu i kundërshtarit politik kjo sjellje nënkupton edhe një lloj shprese apo mundësie që kandidatët mund të fitojnë edhe në lista të hapura.

PS ndryshe nga kundërshtari politik ka kuptuar thembin e sistemit proporcional me lista gjysëm të hapura që i ngjan një sistemi mazhoritar plus proporcional. Në listat e hapura janë vendosur kryesisht kandidatë me eksperiencë administrative, politike dhe qeverisëse me qëllim që kapitalin e siguruar falë këtyre më lart ti vendosin në shërbim të mandatit të tyre dhe votave të partisë. Fiks, janë vendosur në një garë mazhoritare ku më i forti më i mirë lufto fortë në terren. Ndërsa te lista e hapur janë vendosur, drejtues qarku, janë mbajtur parasysh kuotat gjinore, të rinjë, ekspert etj. Fiks listë kandidatësh për sistem proporcional që përfitojnë nga votat e partisë jo të tyre. Kjo lëvizje e diversifikon strategjinë elektorale në terren, diversifiko mobilizimin e grupeve sociale dhe harmonizon më mirë potencialet e secilit.

Përveç kësaj, reagimet e tyre në publik me regji synojnë të japin mesazhin në publik se kanë një vetdije për potencialet e votave që janë në terren. Mundësitë për të siguruar mandate jo vetën në zonën e sigurtë por edhe atë të pasigurt. E gjitha e orkestruar në mënyrë racionale.

Next Post
Tirana në festë, atmosfera magjike e 14 Marsit bashkon qytetarët

Tirana në festë, atmosfera magjike e 14 Marsit bashkon qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com