• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri “Metropol” nis sezonin e ri, në skenë drama shqiptare të panjohura për publikun  

by Java News
22/09/2017 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatrit “Metropol” vjen në këtë sezon me një imazh të ri dhe projekte shumë ambicioze. “Euridita” është vepra që do të çelë aktivitetet artistike, një vepër që i përket dramaturgjisë bashkëkohore amerikane dhe që vjen për herë të parë në Shqipëri e Ballkan. Drejtoresha e Teatrit “Metropol” Metropol, Jonida Beqo, thekson se dashamirësit e artit do të kenë mundësi që të ndjekin veprat më të mira bashkëkohore të cilat do të vihen në skenë nga artistët shqiptarë.  “Aktualisht jemi duke bërë ribrendimin e Metropolit si një teatër urban, që i përgjigjet nevojave intelektuale dhe estetikës që ka Tirana sot, duke i ofruar publikut të kryeqytetit, vepra që shihen në Londër, Berlin a Neë York. Mënyra se si publiku ynë po avancon dhe aksesi që ka në njohuri, meriton t’i demonstrojmë vepra bashkëkohore, të servirura në mënyrë cilësore, që i shërbejnë një komuniteti të larmishëm në moshë, prejardhje apo botëkuptime. Teatri “Metropol” është duke krijuar një identitetit të ri, që lidhet me identitetin e qytetit”, shprehet Beqo.

Por një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe vënies në skenë të veprave shqiptare. Për këtë qëllim, në datat 1-5 nëntor, do të mbahet festivali i dramës shqipe “MetroFest”. “Këtë edicion të parë vendosëm që të hulumtonim disa nga veprat shqiptare të arkivave, të cilat për një arsye ose një tjetër nuk e kanë prekur kurrë skenën. Fokusi ynë, është te krijimi i një  marrëdhënie të shëndetshme me veprën shqiptare. Nuk do të jetë një festival garues.  Është një çështje që kërkon goxha balance, pasi nga njëra anë, kërkon inkurajimin e veprës shqiptare dhe nga ana tjetër të punohet cilësisht”, shpjegon Jonida Beqo.  Veprat do të ngjiten për herë të parë në skenë dhe janë të panjohura për publikun, të nxjerra nga arkivi i Bibliotekës Kombëtare dhe arkiva e teatrit Metropol. Veprat e përzgjedhura për t’u vënë në skenë janë “Loja e Mbasdrekës” nga Martin Camaj, e cila do të vihet në skenë nga Shkëlzen Berisha, vepra e dytë është “I biri I Begut”, vepër e shkruar nga Milo Duçi dhe me regji nga Joana Omeraj si dhe vepra e ndaluar e Shpëtim Ginës me titull “Armiqtë” që do të vihen në skenë nga Xhuljano Brisku. Gjithashtu do të sillen në skenë vepra shqiptare të realizuara nga teatër të tjerë si “Tre Dhëndurët” e Dionis Bubanit, apo edhe lexime veprash, ndër të cilat dhe “Foleja Kombëtare” e Lumo Skëndos. Vec shfaqjeve për të rritur, Teatri “Metropol” do të realizojë shfaqjen “Don Kishoti” për fëmijë, shfaqje me kukulla si dhe “Romeo e Zhuljeta” për të rinj. “Hekuba” projekt  i kompanisë teatrale Laminare, nga Bolonja të cilët kanë zgjedhur teatrin Metropol për të organizuar në mesin e muajit tetor një ëorkshop me artistët shqiptarë.

 Premierat e Teatrit “Metropol” nuk do të  vihen vetëm në skenat e teatrit, por edhe jashtë saj, duke synuar që të jenë pranë publikut të gjerë dhe të gjallërojnë jetën artistike në kryeqytet. “Teatri është një eksperiencë e gjallë dhe fluide. Është marrëdhënia, që artistët kanë me publikun dhe anasjelltas, jo marrëdhënia me një godinë specifike. Ndaj Teatri “Metropol”, do të dalë jashtë dyerve të tij. Për të qenë sa më pranë publikut është i rëndësishëm ribrendimi dhe prezenca jonë si me shfaqje brenda hapësirave fizike të teatrit, po aq edhe me shfaqje pranë publikut”, shprehet drejtoresha”, Jonida Beqo.

 Gjithashtu, përmes platformës “Edukojmë me teatër”, Teatri “Metropol” është i vetmi në Shqipëri që po punon edhe për edukimin e të rinjve dhe afrimin e tyre me artin. Specialistët e Metropol japin orë teatri në dy prej shkollave të kryeqytetit.

 Vënia në skenë e veprave teatrore shqiptare dhe botërore me nivel të lartë artistik, ka sjellë dhe rritjen e numrit të atyre që preferojnë të ndjekin shfaqjet artistike në teatër.  Në këto dy vite të suksesshme në Teatrin “Metropol”, numri i spektatorëve ka arritur në 67 000, ndërsa janë dhënë 27 premiera, përfshirë këtu shfaqje për të rritur, të rinj, fëmijë si dhe tre koncerte. 

ma.me

Next Post
FOTOT/ Ndodh edhe kështu, nusja bën dasëm të madhe, por pa…dhëndër

FOTOT/ Ndodh edhe kështu, nusja bën dasëm të madhe, por pa...dhëndër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In