• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri Metropol nis sezonin e ri artistik, ja surprizat për artdashësit

by Java News
29/01/2018 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nata e 12” e William Shekspir do të çelë sezonin e ri të shfaqjeve në Teatrin Metropol. Ky sezon i ri me drama shqiptare të pavëna në skenë dhe vepra të huaja, që kanë fituar çmime “Pulitzer” për vëniet në teatrot botërore pritet që t’u dhurojë mjaft emocione dashamirësve të artit duke zgjuar në këtë mënyrë edhe jetën artistike të kryeqytetit.

Shkurti pritet që të vijë me të tjera surpriza, me vënien në skenë të premierës “Engjëlli i katit 11” me autor Stefan Çapalikun, e më pas me “Natën e mirë, nënë” një vepër e shkruar nga Marsha Norman, “Qielli i heshtur”, një vepër repertori e autores Loren Gunderson, duke vazhduar më pas me “Ditari i Ana Frankut”, shfaqje e cila do të ketë premierën gjatë muajit maj.

Ndërsa vjeshta rezervon një tjetër vepër të suksesshme e vënë në skenat më të mëdha të teatrove botërore. “Sherloch Holmes dhe qentë e Baskervillit” e autorit Ken Ludwing, një vepër jashtëzakonisht e njohur dhe e dashur nga publiku pritet që të zgjojë interesin e publikut kryeqytetas. Pas suksesit të vitit që lamë pas, në nëntor do të çelet edicioni i dytë i “Metrofest”, festivalit të veprave shqipe e për ta kurorëzuar sezonin e shfaqjeve për të rritur në Teatrin Metropol, me vënien në skenë të shfaqjes “Njëmijë e një net” e autores Mary Zimmerman.

Po kaq konkurruese janë edhe veprat për fëmijë e të rinj, në Teatrin Metropol duke synuar edukimin e një brezi të ri që të jetë gjithmonë e më shumë pranë artit dhe të bukurës. Shfaqja “Romeo e Zhuljeta” e William Shekspir, një përshtatje për të rinj të grupmoshës 10-16 vjeç do të ngrejë siparin e shfaqjeve që do të jepen në Teatrin Metropol. Një eksperiencë e re është vënia në skenë e “Don Kishotit”, e realizuar me kukulla si dhe vepra “Atje ku hëna takon malin” e autores Grace Lin.

Shfaqjet për fëmijë, përveç platformës edukuese, janë shfaqje interaktive, ku publiku i vogël është pjesë e rëndësishme e skenës. “Miushet e Shkathëta” nga Janet Standford, “Tullumbaci i kuq” i Barry Kornhauser, si dhe dy shfaqje me fëmijë e aftësi të veçanta pritet që të tërheqin vëmendjen e dashamirësve të vegjël pas artit. Gjatë vitit 2017, Teatri Metropol ka tërhequr vazhdimisht të rinj krijues, regjisorë, aktorë, duke iu dhënë mundësinë të shprehin aftësitë dhe profesionalizmin e tyre për teatrin./a.ç

Next Post
U arrestua gjatë një tubimi, lirohet lideri i opozitës ruse

U arrestua gjatë një tubimi, lirohet lideri i opozitës ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbappe në udhëkryq… koha për të treguar se kush është!

Mbappe në udhëkryq… koha për të treguar se kush është!

June 30, 2026
Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me qytetarin kush do kalojë i pari me makinë

AMP godet dy raste të dhunës në familje, arrestohet gardisti dhe ndalohet efektivi i Policisë

June 30, 2026
“Batalioni i Monakos”/ Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

“Batalioni i Monakos”/ Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

June 30, 2026
Rekrutuan luftëtarë për në Siri, GJKKO: 14 të dënuar, në total 112 vite burg

“5D”, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia ish-kreun e IKMT-së, Mariglen Qato

June 30, 2026
Bashkëpunim me Italinë për prodhimin e mjeteve detare, Rama: 500 vende pune të reja!

Bashkëpunim me Italinë për prodhimin e mjeteve detare, Rama: 500 vende pune të reja!

June 30, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Shtyhet afati i aplikimeve për skemat mbështetëse në bujqësi

June 30, 2026
VIDEO / Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

VIDEO / Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

June 30, 2026
“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

June 30, 2026
Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

June 30, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In