• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri me PPP, Veliaj: Nuk kemi 30 mln euro ta ndërtojmë vet!

by A R
11/06/2018 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistën për “Tonight Ilva Tare”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, preku edhe projektin e Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin tha se do të realizohet sipas shembullit të stadiumit kombëtar. Sipas tij, do të ndërtohet një teatër klasi dhe jo një furrik me tallash të presuar shkrepësesh, siç është godina aktuale e teatrit.

“Nuk mund të thuash që holli i famës janë copat e tallashit. Më bie për hise të jem edhe kryetari i zjarrfikëseve të qytetit dhe kemi në mënyrë konsekutive, ende pa lindur ky debat, raportet nga Instituti i Ndërtimit, nga zjarrfikëset, që thonë e vetmja mënyrë që mund të garantojmë që aty nuk shuhet çdo gjë dhe nuk na ndodhin katastrofa është të rrimë me zorrën gati në skenë. Me zorrën gati në skenë nuk rrihet në asnjë vend të botës”, shpjegoi Veliaj.

Për ndërtimin e teatrit të ri do të ndiqet shembulli që u zgjodh për ndërtimin e stadiumit kombëtar. “Po të shikojmë rastin e stadiumit që sot konsiderohet një histori suksesi, qeveria në atë pronë hyri si çdo privat në Tiranë. Pra qeveria tha, kam një pronë, do ta zhvilloj, sa ma jep përqindjen? Të gjithë që kanë shtëpi qerpiçi në Tiranë flasin me këtë gjuhë. Sot është 30, 35, 40%. Ti që je zhvillues për këtë shtëpinë time sa do ma japësh përqindjen? Tani, kur kjo funksionon rëndom në tregun privat dhe qeveria shqiptare tha këtë: unë kam këtë tokë, po të lë ty që të bësh një hotel me 5 yje. Sot ajo kullë në fakt është marrë nga një hotel me 5 yje, një nga brand-et më të mira, që Tirana ka nevojë për këto hotele”, tha Veliaj.

Më tej ai vijoi: “Ende nuk ka dalë një autoritet italian të thotë që ajo godinë (teatri) ka vlerë. Të gjithë thonë s’ka asnjë vlerë. Madje, ata kanë bërë studimet që thonë kjo ishte një godinë që u bë për 5-6 vjet, t’i rezistonte luftës që të argëtoheshin oficerët dhe ushtarët e vendosur në Tiranë. Pra ishte një dopo-lavoro argëtim për ta. Tani a ka ardhur koha ta modernizojmë? Propozimi që na ka ardhur, jo nga një arkitekt i mirë, na ka ardhur nga ai që quhet sot arkitekti më i mirë i gjallë në botë, sot.

Tare: Me Bjarke Ingels i referoheni?

Veliaj: Me Bjarke Ingels patjetër. Kryetarë bashkie të cilët kur dëgjojnë që Bjarke Ingels ka bërë një propozim për Tiranën thonë, si e bindët, sepse i fundit që e bindi ishte Blumberg që sapo bëri një super ndërtesë në Nju Jork dhe fillon tani kullën e dytë binjake. Pra kullën e dytë binjake po e bën Bjarke Ingels. 

Tare: Ideja është pse jepet një prone publike privatit për ta zhvilluar.

Veliaj: Sepse ne nuk i kemi këto para dhe si mijëra familje tiranase i kanë thënë zhvilluesit, më jep përqindjen në këmbim të tokës, ne po bëjmë të njëjtën gjë, po i themi, në këmbim të tokës përqindjen e duam në formën e këtij teatri që kushton 30 milionë euro. Nëse bën këtë atëherë jemi gati ta konsiderojmë dhe sot qeveria shqiptare është gati ta konsiderojë. Do të zhvillohet një negociatë, do të jemi transparentë, do të bëjmë gjithë konsultat, por ama “edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë”, si ca njerëz po duan të na paraqesin, nuk shkon.

Dhe për të gjithë kritikët ju kujtoj, se janë të njëjtat figura, të njëjtët deputetë me patllake që ishin te lodrat te Liqeni, të njëjtët pseudoaktivistë të shoqërisë civile që i njoh shumë mirë dhe që janë masha të asaj partie në opozitë, që ishin te lodrat janë edhe aty, që ishin te sheshi “Skënderbej” janë edhe aty, që ishin te Pazari i Ri. Madje, te Pazari i Ri ishte i njëjti grup dhe dilte dhe thoshte, mos na e hiq këtë çatinë karakteristike. Ajo ishte asbest e gjitha. Thashë, më fal kur u bëtë ju arkitektë, kur u bëtë ju inxhinierë? Këtu arkitektët sillen si aktorë dhe disa aktorë po mundohen të bëhen arkitektë. A mundet secili të bëjë punën e vet mirë? Unë do mundohem të bëj maksimalisht mirë punën e menaxherit të qytetit dhe siç kemi provuar në çdo histeri… Mban mend sherrin për Bulevardin e Ri, ja ku jemi sot. Po hapet një arterie e madhe e Tiranës për t’u rritur në anën tjetër dhe qyteti filloi të balancohet pak sepse po na binte, po na zinte këtej. Të gjitha këto i kemi provuar, në fund fare kur ka mbaruar produkti dhe projekti ka qenë një xhevahir.

Teatri do bëhet, do jetë një xhevahir i Tiranës edhe besoj që gjithë ajo gjë që nisi që në kohën, që në vitin ’98 me Edi Ramën ministër Kulture, me gjithë debatet e asaj kohe, bllokimi, ngecja, mungesa e financave do të marrë fund dhe fakti që na duhen 20 vjet me mbyllë një argument është arsye për të ecur më shpejt, jo për të pritur më shumë./a.m.

Next Post
De Biasi e vlerëson Panucchi-n

Tifozët shqiptarë i kërkojnë rikthimin, De Biasi: Pas Botërorit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Shqipëria nuk është vend për të gjithë…

August 12, 2026
Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

August 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS

August 12, 2026
Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

August 12, 2026
Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

August 12, 2026
Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
Po ndërtohej lokal pa leje në gjirin e Karaburunit, IKMT e Vlorës dhe Policia shembin objektin, ndalohet autori i dyshuar

Ndërtuan pa leje në “Shën Jan” të Karaburunit, vihet në pranga njëri prej pronarëve, shpallet në kërkim ortaku!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com