• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri, Margarita Xhepa: Do më vinte keq nëse shembej, por nëse është zgjidhja më e mirë…

by A R
16/04/2018 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e prishjes apo restaurimit të Teatrit Kombëtar vazhdon të jetë e hapur. Ata pak aktorë që kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund qëllimit të tyre për të mbrojtur godinën aktuale, vijojnë mbledhjet e të hënave pasdite, sado që kanë shumë pak kolegë të tyre në mbështetje. Nga ato që janë thënë e janë shkruar, asnjë nga aktorët e dikurshëm, nga ata që kanë mbetur që nga koha e themelimit të Teatrit Popullor, nuk është dakord me shembjen e tij e rindërtimin e një të riu.

Dikush e thotë hapur, dikush nën zë, megjithatë, në çdo rast, të paktën te ata, pavarësisht rrethanave aktuale ku ndodhen apo nevojave që secili mund të ketë nga qeveria, duan që mos t’iu shemben kujtimet e një jete nëpër sy. Gjatë kësaj jave folëm me aktoren Margarita Xhepa, si një ndër përfaqësueset e para të krijimit të historisë së Teatrit Kombëtar. Megjithëse çështja e teatrit është biseda kryesore e saj me cilindo që takon gjatë ditës, dalja publike nuk është fort e thjeshtë (si për shumicën).

Arsyet i dinë ata! Margarita Xhepa, nuk e fshehu dhembjen që do ndiente, nëse shembej. “Sigurisht që mirë nuk më vjen që të prishet, sepse aty kam gjithë jetën e punën time, çdo kujtim lidhet me atë godinë, megjithatë, le të bëhet si ta gjykojnë më mirë. E rëndësishme është që ka debat, nuk është lënë në heshtje çështja e teatrit dhe më duket se tani diçka do të bëhet. Sa për punën e prishjes e rindërtimit, ne kemi shumë vite që e dëgjojmë, nuk mbahet mend, aq e vjetër është bërë kjo bisedë. Po sido që të vendosin, le të fitojë zgjidhja më e mirë!”, shprehet Xhepa për Panorama.

Margarita Xhepa i referohet rasteve të përsëritura ndër vite për shembjen e teatrit që aktorët, më shumë se ne të gjithë, i dinë më mirë. Ende nuk mund ta dimë nëse kjo është zhurma e radhës apo teatri do të prishet vërtet. Pak kohë më parë, kur diskutimet sapo kishin nisur, Margarita Xhepa, “Nderi i Kombit”, ka thënë: Ka disa ditë që ky problem diskutohet gjatë në media. Ndaj unë nuk mund të përcjell një mendim të saktë, kur ende nuk dihet se çfarë do bëhet. Ka shumë debate, por nuk dihet thelbi. Pra, çfarë do bëhet me godinën, do prishet apo do rindërtohet? Do rikonstruktohet apo do prishet fare? Kam dëgjuar komunitetin e aktorëve, por kam dëgjuar dhe reagimin e ministres Kumbaro. Pra, ajo tha diçka tjetër. Unë them idenë time.

Së pari, teatri duhet të jetë në qendër, pasi është zemra e kulturës së një kombi, është themeli i kulturës kombëtare. Të gjithë kryeqytetet e botës teatrot i kanë në qendër. Edhe Teatri i ri Kombëtar i Maqedonisë në qendër është ndërtuar. Aty ku gëlon arti. Ka vite që diskutohet për rikonstruksionin e TK-së, madje e di shumë mirë që është hedhur si ide qysh në sistemin monist. Kanë ardhur shumë anëtarë të KD të asaj kohe, por që nuk u realizua në atë sistem. Ja, tashmë erdhi koha sot që të hidhet në diskutim.

Në këtë situatë, unë mendoj se TK i vjetër mund të shërbejë dhe si muze, ku të vendosen foto qysh nga themelimi, qysh nga vitet e para të hapjes, foto nga shfaqjet, emrat e të gjithë aktorëve që kanë luajtur në TK, që të ruhet dhe të njihet nga të rinjtë historia e tij. Ndërsa më e mira do të ishte që në atë vend, të rindërtohej një teatër modern si ai i Maqedonisë që të transmetohej historia. Nuk do isha dakord që në vend të tij të ngrihej një gradacielë, pa qenë aty TK. Jemi në debat e sipër.

Asgjë nuk është konturuar qartë se si do veprohet. Këto janë ide në ajër, për të përcjellë një mesazh miqësor. Duhet gjetur gjuha e duhur në interes të artit kombëtar, në interes të teatrit shqiptar, në interes të kujtesës së brezave, në interes së historisë dhe të ardhmes. Me kurajë dhe qytetari, me dialog dhe dëshirë të mirë, të bëhet ajo çka i nevojitet kombit dhe jo interesave të ngushta. Le të dëgjojmë të vërtetën dhe pastaj dhe të themi mendimin e pjekur”. Përtej teatrit, Margarita Xhepa është duke u përgatitur për një rol që do ta shfaq sërish për publikun, por ende nuk ka vendosur që të bëjë publike detaje nga kjo ngjarje./a.m.

Next Post
Shenja perfekte e Zodiakut që gjykon vazhdimisht të tjerët!

Kjo është shenja më me fat e ditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu kundër SHBA-ve: Bordi për Paqen në Gaza është armiqësor ndaj Izraelit

January 18, 2026
Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

January 18, 2026
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In