• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri, kullat, barbaria dhe nënshtrimi pa kushte ndaj Edi Ramës!

by Agron Gjekmarkaj
19/03/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

AGRON GJEKMARKAJ

Në Tiranë mbizotëron ligji i xhunglës. Më i forti merr ç’ti teket. Nuk  ka rëndësi ligji. Ky është një pohim retorik në fakt. Të gjithë e dimë se atë e bën më i forti, e derdh si çelikun në kallëp pa, e vrarë mendjen për atë te uruar bidat kushtetues. Ashtu haptas, pa kokëçarje, gati-gati si shpullë në faqe. Fyhreri ynë i di mirë këto punë. Ndërsa individit i mbetet veç të fërkojë faqen e buhavitur nga dacka e dhënë për qejf të dorës. Pyetja se kush është më i forti do të ishte harxhim kohe!

Të gjithë e dimë- Kryeministri bre vlla. Ai vran. Ai kthjell. Ai të trishton. Ai të shkakton gaz. Ai të darovit. Ai të ndëshkon. Ai të merr. Ai të jep. Ai të çon në hapsana. Ai të kthen lumturinë. Ai të ngjit dhe të zbret. Ai të bën t’i puthësh dorën si zonja në Elbasan. Ai të shemb teatrin. Ai tokën publike ta fal. Ai t’i bën lulishtet kulla dhe kullat si pika takimi me Zotin. Atje lart Artan Shkreli dhe Artan Lame, që dikur në kohë të Berishës për një gërvishtje tundnin qiellin dhe tokën duke bërtitur …vraponi o burra vraponi ke ura… se erdhën barbarët, tani të edukuar dhe të bindur qamet, ëndërrojnë se si nën hije të kullave do të pinë birra të ndezur flakë nga zagushi e kompromisit.

Fakti që sipër binave edhe mund të flasin me Hyun, duke u rrëfyer për sjelljen prej mësalle, kushedi u jep shend e qeti. Mirela Kumbaro, dikur sqimatare plot ojna e naze, mërzitej nga poterja e zhurmat, nga ndërtimet në bregdetin e Jonit që i zinin pamjen e pulëbardhave, teksa zhysnin kokën ndë ujë. Punëtorët, pa shumë stërhollime, ngrinin zërin duke i prishur gjumin plot ëndrra frënge (lexoni një artikull të bukur të ministreshës të nja 6 a 7 viteve më parë te “Panorama” dhe të drejtë do më jepni njëzëri), sot firmos për Turbinën, për Furrnaltën, për Dritën e Partisë, për Teatrin që na lanë italianët buzëhollë që të shkërmoqet.

Eeeeee, parimet vlejnë vetëm në opozitë. Pushteti është tjetër hesap. Ai kërkon firma sa hap e mbyll sytë. Ai kërkon bindje pa u menduar dy herë. Ai të jep mundësinë të nënshtrohesh pa e ndierë se çfarë është turpi përballë opinionit publik. Ai të trimëron dhe të bën të ndihesh i përjetshëm, pa u tulatur nga frika që zë njerëzit e zakonshëm. Mirela Kumbaro, dikur e ndjeshme, e brishtë, e mbushur me pasion ndaj padrejtësive, e bezdisur nga smogu dhe trafiku, sot s’e ka për gjë të bashkëpunojë me triadën e famshme PPP.

Urdhri i Ramës për të është e vetmja kushtetutë, i vetmi ligj, e vetmja trashëgimi kulturore. A thua se mikja Kumbaro do ketë njëqind jetë dhe të gjitha do i jetojë si ministreshë plot zulmë, lavdi e propagandë. A thua se bekimet e Edi Ramës janë e vetmja portë për të trokitur në Parajsë?? A thua se Rama vetë do të ketë fat më të mire se Cezari, Mark Aureli, Sila apo Sulltani Fatihu? Ikin të gjithë një ditë këso bote duke zënë veç dy metra dhe. Por si kujtohen ka rëndësi?

Perandorëve kemi boll faqe për t’u lexuar. Ramës do t’i kujtojmë Kohën e hashashit, Kullat, Tahirin, Beqen, Manastirliun dhe Ahmetajn ministër. Shembjet, kullat, trashëgiminë kulturore nuk i heton askush. Prokuroria ka punë të tjera. Ajo tani po i tregon dhëmbët opozitës. Në Shqipëri, opozita është gjithmonë problemi. Ajo është armikja e madhe. Ajo e pengon regresin.

Ajo ysht regresin. Qeveria është patriotizmi, udha, e drejta, stabiliteti, mirësia paqja dhe amshimi. Tani të gjitha fajet i ka Lulzim Basha dhe qyqarët e teveqelët përreth tij. Ai të bën hazret dhe nuk çan kokën për milet. Ndjeshmëria qytetare ku e ku më pak vihet në tefter. Historia, trashëgimia kulturore dhe kujtimet e personaliteteve të artit janë trekëmbëshi ku çdo koncept var veten faqe botës. Herë pas here lëshojmë ndonjë llaf të shthurur për lali Erin e ngratë, Kryebashkiakun e brishtë të Kryeqytetit tonë, këtë dërdyl tahmaqar, i cili mban me qira vulë e firmë për fatet e metropolit.

Por i biem në qafë, ai me gjasë çirak është. Pazaret për Kullat po i bën Kryeministri. Teatrin si justifikim po ua jep kullaxhinjve po ai për ta ndërtuar. Lali dhe Mirela në këtë rast janë kamerierët lepe peqe, që po punojnë pa iu dridhur qerpiku në këtë akçihane turpi. Cilit vend në botë ia ndërton privati teatrin? Cilit? Zimbabvesë? Malit? Gibonit? Kujt? !! Rama po na i mbyll të gjitha! Shemb teatrin, dërrmon Operën, mbyll Filarmoninë, tall Universitetin. Në të gjitha këto iniciativa gjen mbështetës, shërbëtorë, interesaxhinj, njerëz me halle e dosje.

U jep kulaç e kërbaç. Gjysma e aktorëve filluan të sulmojnë gjysmën tjetër si luftë klasash, tamam si në filmat kur luanin para vitit 1990, që dërrmonin armikun e klasës. Kështu si ia ka nisur Rama dhe kështu si është zgërlaqur opozita, pas nja dy a tre vjetësh do ta mbyllim gojën të gjithë. Disa do të shiten, të tjerë do të blihen, më të ndershmit do të frikësohen dhe heshtja do të mbretërojë ograjave të rilindjes. Do të kemi zë dhe hapësirë vetëm për të duartrokitur teatrin e korrupsionit nën hijen e kullave dhe tre protagonistët e tyre. Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Mirela Kumbaron. Lum Shqipëri që i ke! Je me fat. Rroftë teatri i Rilindjes!/Panorama

Next Post
Punoi kopshtar kanabisi për të shlyer borxhet, dënohet i riu shqiptar në Britani

Fermë kanabisi në Angli, pranga të riut nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In