Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar në emisionin Opinion një studim të ekspertëve më të mirë italianë të publikuar në vitin 2012 në kohën e Bashës, ku theksohej se Teatri Kombëtar nuk përbënte monument kulture.
Sipas këtij raporti Teatri kombëtar i ndërtuar nga italianët kishte qëllim të përkohshëm dhe ishte ndërtuar me materiale skarco , madje me material asbesti që është i dëmshëm për shëndetin e artistëve.
“Kemi marrë një kërkesë, kemi marrë një ofertë për t’u siguruar që ne kemi një teatër pa kullë, një teatër modern , një teatër që largohet nga tallashi, algat dhe shkrepëset skarco me të cilat kemi bërë panelet, një teatër që ka ngrënë jetët e shumë aktorëve të cilët ne nuk i dimë se çfarë shkakton në momentet që është. Një teatër që në vitin ’ 43 është kërkuar që të largohet. Raporti i arkitektëve italianë të arkitekturës që e kanë studiuar se çfarë vlen nga arkitektura fashiste e deklarojnë një gjë të përkohshme vetëm për periudhën e luftës të bërë me materialet ushtarake”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se materialet e përdorura nuk krijojnë kushtet e duhura për qëllimet që duhet të ketë një teatër pasi nuk garantonte as përçueshmëri të mirë teknike apo akustike.
“Ne morëm një studim të italianë të bërë në vitin 2012 kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkia dhe studim i gjithë profesorëve italianë, thoshte që ky materiali i teatrit i prodhuar është një aglomerat substancash vegjetale, fibra tallashi të drurit të plepit, produkt skarco dhe alga deti të mbrojtur me cimento që lejonte krijimin e produkti jo me përçuecmëri të mirë teknike dhe akustike. Sot jemi në një situatë ku ky projekt sot ka një vendim që tallashi dhe shkrepëset skarco të italisë fashiste nuk përbëjnë monument kulture për Shqipërinë. Këtë na e thonë studuesit italianë”, nënvizoi Veliaj.