• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri Kombëtar, Veliaj: Garë për zbatimin e projektit, koncepti ai i arkitektit Ingels

by A R
20/05/2020 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me kredi dhe poshtë godinës do të ketë parkim.

Kështu është shprehur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë televizive. Ai tha se do të ketë garë për zbatimin e projektit ndërsa koncepti do të jetë ai i paraqitur nga arkitekti i njohur danez, Bjarke Ingels.

“Projekti i teatrit është i Bjarke Ingels, që është arkitekti më i mirë në botë. Do të ketë garë, interesi i bashkisë është që ta bëjë me cilësinë më të lartë dhe me koston më të ulët. Nëntokë duam të bëjmë një parkim të madh, pasi kemi shumë ministri dhe institucione. Qytetarët mund të lënë makinat dhe të shijojnë qytetin. Për të gjitha këto do të marrim 3-4 muaj kohë dhe pastaj do të bëjmë garën”, deklaroi Veliaj.

Parashikimi paraprak është se vlera e Teatrit të ri Kombëtar të arrijë në 30 milionë euro, shumë e cila do të sigurohet me kredi. Veliaj tha se deri tani janë ofruar 17 banka dhe do të zgjidhet njëra prej të cilëve do të kërkojë nisjen e pagesës në vitin 2025.

“Është një tokë që i përket dikujt tjetër, i përket bashkisë së Tiranës. Ende nuk e dimë se si do ta zhvillojmë, mund ta mbajmë parkim, mund të bëjmë hotel ose zyra. Ne kemi një opozitë që në vend të japi një alternativë, vetëm gjëmon ku janë lejet dhe tenderët dhe shkojnë e vënë gjoba, shko te kunati bëj pagesën se do të përmendim emrin. Jam përgjegjës për ndërtimin e teatrit pa iu prekur asnjë centimetër nga toka”, tha  Veliaj.

Ai vijoi vijoi më tej se procedura ligjore për shembjen e godinës së vjetër ka qenë plotësisht ligjore dhe se, “nxitimi” për shembjen ka ardhur për shkak se Instituti i Ndërtimit e ka cilësuar godinë të rrezikshme dhe në rast të ndonjë aksidentit do të ishte përgjegjës ai vetë dhe zyrtarë të tjetër të bashkisë.

“Ishte një kauzë tullumbace, siç ishte Astiri. Për mua për jetë a vdekje është e ardhmja e qytetit dhe premtimet që kam bërë në fushatë do t’i mbajmë. Pas tërmetit gjysma e Bashkisë së Durrësit përfundoi në burg, kështu që Bashkia e Tiranës e nxori mësim. Ditën e parë që na kaloi kjo pronë në juridiksionin e bashkisë, kemi verifikuar sigurinë e ndërtesës. Ndërtesa ishte pa vlerë dhe në 80 vite nuk ishte kurrë një monument i mbrojtur”, tha Veliaj.

Ai e cilësoi të pavërtetë pretendimin se shembja ka nisur kur brenda godinës kishte ende persona. “Kjo është e pavërtetë. Kanë qenë 30 inspektorë të Institutit të Ndërtimit që e kanë kontrolluar ndërtesën tre herë”, u shpreh  Veliaj.

I pyetur nëse ka përgjegjësi për provokimin e protestave në kohë pandemie, ai u përgjigj se është votuar për të bërë detyrën e kryebashkiakut dhe përgjegjësinë duhet ta mbajnë partitë politike. “Jam votuar që të jem kryetar i bashkisë dhe jo psikologu i partive politike që humbin. Jam votuar për një gjë tjetër, duhet të përgjigjet kush merret me qetësimin e opozitës”, përfundoi  Veliaj.

/a.r

Next Post
“Lamtumirë virus”? Italia hap aeroportet më 3 qershor

"Lamtumirë virus"? Italia hap aeroportet më 3 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In