Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, është filmuar dje duke debatuar me kryeministrin Edi Rama në Kuvend.
Më pas ai është larguar pa e votuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu.
Disa media raportojnë, duke iu referuar deputetëve të pranishëm në Kuvend, se Rama i ka thënë Majkos: “Nëse s”do votosh, ik në shtëpi. Mua mos më bëj numra”.
Pas kësaj, Majko është larguar pa votuar.
Veprimi i Majkos është përshëndetur edhe nga regjisori Kastriot Çipi, një prej grupit të PD-së që organizon prej kohësh protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.
“Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia”, shkruan ai.
a.ç