• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri i të gjithëve dhe jo i disave

by Java News
15/02/2018 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adem Janina

Në diktaturë n.q.s ishe aktor, piktor, muzikant, ti duhej t’i shërbeje propagandës dhe të kishe status, rrogë të mirë, ndryshe përfundoje si Mihal e Edi Luarasi, Sherif Merdani , Kapexhiu   dhe dhjetëra të tjerë. Ata që mbijetuan dhe sot, e që ne i nderojmë dhe i respektojmë, nuk është se ishin më të mirët, por u përshtatën duke shërbyer.

Ndaj, është krejt e pakuptimtë, nostalgjia për ngrehinën ku vërtetë janë rritur si aktor, por kanë vegjetuar si shërbëtorë. Duhet ta kuptojnë, se tani regjimi nuk është më dhe këta kërkojnë të jenë të lirë, të pavarur dhe me të gjitha të drejtat…  siç është në gjithë botën.

Natyrisht që kanë të drejtë, por përveç lirisë që u jep sistemi demokratik, asgjë tjetër nuk të jep sistemi i ndryshuar i konkurencës mes të aftëve, të paaftëve, të mëdhenjve, që nuk janë përshtatur dhe të vegjëlve që janë rritur. Ofiqet siç i kishin në komunizëm, duhet të mos na i tregojnë si nota të shkëlqyera të kalimit të klasëve artistike. Është për të ardhur keq, që të vetmit që nuk e kanë kuptuar se jetojmë në sistemin e vlerave dhe të shkëlqimit duke bërë art, e që vazhdojnë të kërkojne privilegjet e kohës së komunizmit, janë aktorët e teatrit.

A është artiste Irma Libohova , Bujar Qamili e dhjetëra këngëtarë dhe muzikantë të tjerë?! A nuk do donin dhe ata, që ish Estrada të ishte e tyre dhe të bënin shfaqje sa herë të donin, e ta ruanin ashtu siç  dëshironin?!

Mirëpo, as që e menduan kështu dhe punojnë në treg  si artistë, ku fitojnë nderohen dhe respektohen edhe më shumë, duke bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, artin e të kënduarit.

Po piktorët, instrumentistët, balerinat dhe balerinët, që sot na bëjnë krenarë me arritjet e tyre, megjithëse kanë dalë nga shkollat e diktaturës, si nuk i dëgjuam kurrë të ankohen e të kërkojnë priviligje, por e falenderuan vendin e tyre që i bëri të tillë?! 

Le të më thotë dikush, se cili nga këto aktorë  ka shkëlqyer, apo provuar veten në tregun e madh të artit të aktrimit në botë, sepse aktrimi përveçse art, është edhe biznes, nëse i duam dhe i vlerësojmë gjërat si gjithë bota?!

Po ua them unë…asnjë nuk ka shkelqyer dhe ne, por  edhe ju,  mburremi akoma me emrin e Bekim Fehmiut, që përveç se emrit, shumë pak gjëra ka shqiptare dhe dy djemve të rinj Blerim Destani dhe Nik Xhelili!

Përpos të gjithave, teatri është pronë kulturore e shqiptarëve dhe e qytetarëve dhe për rrjedhojë e shtetit shqiptarë. Pra, asnjë nga ju aktorë të nderuar, nuk jeni pronarë të teatrit, që dilni të kërkoni  paprekshmërinë e tij dhe ndalimin e ndryshimit.
Do të ishte tejet normale, që ju si aktorë, keni gjithë të drejtën të kërkoni kushtet e një teatri me standarde, por do ishte anormale, kërkesa për ta ruajtur si relike, kur ju nuk jeni pronarë, përderisa nuk e keni trashëguar nga “babai”. Teatri është pronë e atyre që shkojnë e ndjekin shfaqje dhe jo pronë e atyre që luajnë teatër dhe për të mos u mbetur qejfi, po luajnë edhe sot teatër me këtë temë, që po diskutohet sikur po u shiten dhe grabiten pronat e artistëve, që përveçse nostalgjinë e viteve të punës në atë objekt, nuk kanë asnjë tagër tjetër.
Pse nuk folët ju artistë, kur Berisha hodhi 25 mil euro për piramidën për ta shndërruar në një germadhe? Ku ishit ju, kur teatri u kthye në bingo, sepse po degradonte, nga që ju e kishit braktisur artin dhe ca bënit deputetin, e ca biznesmenin? 

Është mosmirënjohje e qëllimshme prej inatçorësh  klithma juaj, se Rama është artisti dështuar, që nuk e do artin. Nuk e di se nga e nxirrni këtë konkluzion, ju zotërinj që jeni artistë “të padështuar” dhe të realizuar, por  konkluzioni arrihet duke bërë krahasime?!

A mund të keni paftyrësinë të gënjeni, e të më thoni se  rikonstruksionin e teatrit në Korçë , Muzeun “Marubi”, apo Muzen e  Korçës, rikonstruksionin e TOB, krijimin e teatrit Turbina në Tiranë, madje dhe Teatri Eksperimental në Tiranë, e kanë bërë qeveritë që kanë ikur?!

A mund të më jepni një shembull të vetëm, të një vepre arti, kulture apo sporti, që kanë ndërtuar qeveritë e rrumpallës dhe të rrumpallave, që  sot dalin t’i u mbrojnë si “dashnorët” e flaktë të artit dramatik duke u bërë tragjikomik?!

Ruani dinjitetin dhe shërbejini prosperitetit dhe të ardhmes së profesionit tuaj të bukur dhe fisnik!

  Jeni të vonuar për të kërkuar një të drejtë që nuk është e juaja. Kultura pret modernizim, zhvillim dhe jo ruajtje relikesh. Nëse keni  ide zhvillimi, jemi gatim t’iu mbrojmë dhe tu vijmë pas, e nëse keni ide “frenimi” dhe asgjë-simi jeni të gabuar. /Ekskluzive.al

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Sistemi ynë do pjellë gjithnjë “peshq të mëdhenj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In