• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sistemi ynë do pjellë gjithnjë “peshq të mëdhenj”

by Ben Andoni
15/02/2018 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Futja e ish-kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla në listën e zezë të SHBA-së për të udhëtuar në këtë vend ka ngjallur një shpresë kombëtare se gjërat po ndryshojnë dhe se rrjeta e Drejtësisë do të bjerë mbi “Peshqit e Mëdhenj”. Ardhja pas disa ditëve e Kryetarit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i cili do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të turit ballkanik për vendet aspirante në BE ka shtuar shpresat se nga muaji tjetër do kemi rezultatet e para të Reformës në Drejtësi.

Ka edhe një shpresë të vagullt për arritjen e disa rezultateve reale dhe kjo lidhet kryekëput me punën e prokurorisë shqiptare, që tashmë udhëhiqet përkohësisht nga Arta Marku. Por, deri më tani, paçka punës në themel që po mundohet të bëj shefja e re e prokurorisë, gjërat nuk flasin për ndryshime drastike. Edhe nëse do të arrestohet Saimir Tahiri, ish-Ministri i Brendshëm, paçka impaktit dhe kjo nuk do të thotë asgjë. Mjafton rezistenca politike dhe justifikimi që është bërë për të deri më tani të kuptosh se  sistemi që është ngritur dhe mbahet nga e gjithë kasta politike në vend, nuk do të lerë kurrë vend për arrestime të bujshme.

Është sigurisht lajm i mirë ardhja e ekipit të madh të FRONTEX, ekspertëve nga Bashkimi Europian, të cilët do të marrin në dorë menaxhimin e Kufijve, si dhe mëtimi se ata do na sjellim evidenca të llogarive bankare të fshehura të krimit të organizuar dhe të korrupsionit shqiptar, por edhe kjo nuk do të thotë se do të prishë sistemin, nëse realisht nuk shkakton trandje, ku Drejtësia të ketë rol.

Sistemi që ka në dorë mbarëvajtjen e Shqipërisë është i rrënjosur thellë dhe jeton falë informalitetit dhe sigurinë e të Keqes, që e kemi ngado. Vetë ai, ka përshtatur një Reformë Drejtësie që i shkon për shtat dy partive kryesore; ka fuqinë kryesore tek dy personazhe, që janë kryetar partie; e ka një klasë drejtësie që është frikshëm e korruptuar, ndihur dhe bashkëpunuese prej monopoleve që e kanë zënë në fyt shtetin shqiptar. Dhe, nuk ndryshon shumë edhe Ballkani evropian. Po të shikosh ngecjet e përparimit në rastin e Kroacisë dhe vendet përreth, që janë pjesë e BE-së e kupton se Evropa është një cak, por jo El Dorado e duhur, pra një objektiv ku gjërat nuk fashiten.

Për të gjithë këtë parashtrim mjafton të shikosh qetësinë e kreut republikan, fajtor për ngjarjet e Gërdecit, që shkon e vjen lirisht në SHBA dhe prezantohet në çështjet e sigurisë; të kujtosh pafytyrësinë kur Damir Fazlliç merrte pjesë në Këshillin tonë të Sigurisë krah këshilltarit amerikan, që kurrë s’iu morën vesh invoice-t; të kujtosh kontrabandën që bëmë me Ish-Federatën kundër NATO, e kupton se përrallat me peshq të mëdhenj janë e do të mbeten fatkeqësisht rrëfime nga ato që tregohen shpesh ndaj shteteve-fëmijë të përgjumur ballkanase. Sistemi ynë e ka të planifikuar edhe këtë zhurmë, ku të gjithë pretendojmë se do të kapim shpejt “peshqit e mëdhenj”, ndaj rri dhe na sodit në ndërkryerjen tonë dhe në pengesat që i vemë njëri-tjetrit. (Javanews)

Next Post
Presidenti i PSG fajëson gjyqtarin për humbjen me Realin: Ndihem i tradhtuar

Presidenti i PSG fajëson gjyqtarin për humbjen me Realin: Ndihem i tradhtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

August 25, 2026
Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

August 25, 2026
Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

Kursi i këmbimit, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

August 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Dobët në Internet, fort në terren…

August 25, 2026
“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

August 25, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Ndërtimi i bazës mekanike të trenave, shpallet fituesi i kontratës 9 mln euro

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com