• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri i së hënës para SPAK

by Mero Baze
05/05/2025 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Ditën e hënë, SPAK dha një shfaqje tipike teatri politik. Thirri në të njëjtën orë Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ajola Xoxën.

Të parin e trajton me respekt maksimal, madje i pranon edhe një letër ku ai rregullisht shan me libër shtëpie kreun e SPAK, Altin Dumanin, vetë institucionin dhe gjyqtarët që merren me çështjet e tij. Në një farë mënyre, ai thirret aty vetëm për t’iu pshurrur në derë.

Pastaj vjen radha e Monikës, e cila, sapo del, deklaron se u kërkoi votën për Ilir Metën, me qëllim që ata të ndihen të kompensuar përpara Zotit dhe të lajnë mëkatet.

Në fund, thërrasin edhe Ajola Xoxën. Por sapo ajo kalon derën e SPAK, fillojnë titrat në mediat e përdorura nga SPAK për propagandë, që tregojnë çfarë do t’i ndodhë brenda.

Kjo është e pashembullt.

Ajola Xoxa ishte thirrur të premten në SPAK, bashkë me avokatin, por i thanë të vinte të hënën, sepse “do të komunikonim një akuzë”. Avokati kërkoi që kjo të bëhej të premten, por prokurori Olsian Dado, duke pasur parasysh teatrin e së hënës, insistoi që të paraqiteshin të hënën.

Ndërkohë që ajo ishte ende brenda, korrespondentët e Olsi Dados në media nisën të raportojnë se çfarë po i komunikon ai Ajola Xoxës. E gjithë kjo është një propagandë e shëmtuar. Në titujt e portaleve thuhej se Ajola Xoxës i ishte shtuar një akuzë për fshehje të të ardhurave, dhe më pas fantazia mediatike degëzohej pa kufi.

Por për çfarë bëhet realisht fjalë?

SPAK pretendon se disa muaj para se kompania e saj të niste pagesën e qirasë me faturë tatimore, ajo është paguar me cash. Bëhet fjalë për tre ose katër muaj qira të paguar me mandat arkëtimi, dokument që ndodhet në llogaritë e kompanisë që administron “Sky Tower”. Pra, i gjithë ky “fitim i munguar” për të cilin akuzohet, është se janë paguar disa muaj qira në cash, çka mund të përbëjë në rastin më të keq një kundërvajtje administrative.

Pra, në të njëjtën ditë shohim një ish-kryeministër dhe ish-president që shkon në SPAK, i shan ata me libër shtëpie, dhe askush nuk e quan këtë presion mbi drejtësinë — ndryshe nga rasti kur Erion Veliaj flet në telefon me gruan e vet dhe kjo quhet presion.

Pastaj shohim një zonjë Kryemadhi që tallet me ta — dhe bën mirë që tallet — dhe më pas një viktimë të SPAK-ut, të cilës i komunikohen akuzat në publik, përpara se të dalë nga zyra e prokurorit.

Tani, cilin standard të SPAK duhet të pranojmë?

Atë kur duhet t’i shash me libër shtëpie dhe ata rrinë si mut? Apo atë kur tallesh me ta si zonja Kryemadhi? Apo ndoshta atë që i bëjnë familjes Veliaj, duke shtuar çdo të hënë nga një akuzë, nga ato që nuk duhet as të konsideroheshin vepra penale?

Ka shumë rëndësi që të paktën SPAK të vendosë një standard të unifikuar në sjelljen ndaj të akuzuarve. Sepse kështu del se po t’i shash nga nëna e babai, ata heshtin, ndërsa po fole me gruan në telefon, të lincojnë. Madje të nxjerrin edhe muhabetet e krevatit për të zbavitur të frustruarit seksualisht.

Kjo ndoshta nuk ka shumë rëndësi për popullin, por të paktën duhet të mbetet në regjistrat e SPAK se si gjunjëzohet para të fortëve për arsye politike dhe si lincueshëm ndëshkon të dobëtit, po për arsye politike.

Në fakt, të gjithë i mbështetëm që të ishin mbi politikën, por me sa duket, ata bëjnë politikë gjithë ditën.

Next Post
Harta e re, probleme të vjetra! KLGJ kërkon më shumë para nga qeveria

Harta e re, probleme të vjetra! KLGJ kërkon më shumë para nga qeveria

Comments 1

  1. leka says:
    8 months ago

    Per cfare u krijua SPAK u? Vetingu per popullin po del qe ishte nje fllyske pa bereqet !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com