• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Harta e re, probleme të vjetra! KLGJ kërkon më shumë para nga qeveria

by B K
05/05/2025 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dy vite nga nisja e zbatimit të hartës së re që “shkriu” 9 gjykata e po aq prokurori, me argumentin se do të sillte “drejtësi efikase dhe në kohë për qytetarët”… pak nga kjo fabul në letër është zbatuar në terren.

“Ngelet emergjente përmirësimi i infrastrukturës ndërtimore nëpërmjet ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Fier, Lezhë dhe Durrës, të cilat do të siguronin standarde bashkëkohore në përmbushjen e detyrave kushtetuese.”

Gishti treguesi fajit për këtë situatë drejtohet te qeveria që nuk ka dhënë para mjaftueshëm. Problemin e nxjerr në pak edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor në një shkresë drejtuar Ministrisë së Financave, shkruan A2 CNN.

“Nevojat e evidentuara nga KLGJ-ja, e për rrjedhojë të paraqitura prej saj si kërkesa buxhetore për vitin pasardhës, pasqyruar në dokumentin e projektbuxhetit afatmesëm PBA-së 2025 – 2027, kanë qenë rreth 41% më të larta se buxheti i miratuar dhe akorduar, ose në vlerë absolute 2,520,569 mijë lekë, si për shpenzimet korrente edhe për shpenzimet kapitale”.

Për shkak të buxhetit të cunguar, problemet me zbatimin e hartë së re gjyqësore nuk shtrihen vetëm në drejtim të infrastrukturës.

“KLGJ-ja pasi ka realizuar objektivat në drejtim të rritjes së numrit të punonjësve në sistemin gjyqësor si dhe rritjen e fondeve në shpenzime korrente në funksion të ofrimit më të mirë të shërbimeve për publikun, është fokusuar në rritjen e nivelit të investimeve në sistem, kryesisht për përmirësimin e infrastrukturës ndërtimore të gjykatave dhe infrastrukturën e sistemeve të teknologjisë së informacionit.”

Një tjetër problematikë që qeveria e gjyqësorit nënvizon edhe në raporti për vitin 2024 është se pavarësisht se është kërkuar buxhet për 272 punonjës shtesë, fondi është miratuar për vetëm 133 të tillë. Kjo në një kohë që të gjitha gjykatat janë mbuluar nga stoku i dosjeve që presin të gjykohen.

Next Post
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Aksident në Peshkopi, makina del nga rruga, përplas efektivin e policisë 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

November 4, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

November 4, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In