• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri i ri, Veliaj: E kundërshton grupi i FRPD nga Mamurrasi që s’dinë të gjuajnë as me vezë

by Java News
19/09/2018 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gara për ndërtimin e Teatrit të ri pritet të hapet menjëherë pas  kalimit të ligjit nesër në Kuvend.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për “Ditë e Re” me moderatoren Dajana Shabani, tha se Komisioni i Bashkisë dhe Qeverisë do të studiojë ofertat dhe më pas do nisë puna.

Veliaj: Teatri i ri me të mbaruar votimin në parlament, komisioni i bashkisë dhe qeverisë do të shohë ofertat dhe pastaj do ecim me Teatrin e ri. Vetëm po preke gjërat me dorë mund ti ndryshosh. Nuk bën mos pa prek këtë, mos ma prek atë!

Për Veliaj, një godinë e re për aktorët është emergjencë pasi punojnë në kushte spartane.

Projekti i ri sipas tij jo vetëm do të rrisë sipërfaqen por do ofrojë shërbime.

Sa i takon kritikëve, ai thotë se shumica nuk kanë asnjë lidhje me Teatrin.

Për këtë ai iu referua edhe protestës së FRPD-së, ku foli për grupin e Mamurrasit që nuk dinë nga e ka hyrjen institucioni.

Veliaj: Teatri do ketë ngrohje, do ti punojë banja, do ketë dushem, do ketë dhoma ku ndërrohen aktoret, do ketë sallë në taracë, një hapësirë në natyrë, do ketë sallën e madhe brenda. Sa kohë do t’i nëntë fishohet sipërfaqja dhe sa kohë do ketë shërbime, sot aktorët janë në kushte spartane.Kundërshtojnë ata që nuk janë futur njëherë në Teatër. Ti mendon se grupi nga Mamurrasi që erdhi me furgon i FRPD nuk e dinin ku i bie Teatri, ata nuk dinin me hedh as vezë.Nuk janë futur ndonjëherë në teatër as nuk e dinë si është një biletë teatri. Nuk jam për ti fyer, por po them ka pak vlerë protesta e dikujt që nuk e lidh gjë me të por thotë për ideal të partisë jam kundër. Po pro, je për ndonjë gjë?

Një koment Veliaj rezervoi dhe për kolegët demokratë.

Veliaj: I bëj pyetje shokëve të mi të PD: Pse nuk është PD tek selia e vjetër historike? Ata vetë thonë më e madhe dhe më e mirë, kurse të tjerët të rrinë tek tallashi, tek qerpiçi. Ka ardhur koha të bëjmë një gjë të re.

Është një grup kllounësh si cirku në fshat. Do mbarojë teatri, do gjejnë një gjë tjetër. Në fund të ditës kryetari i bashkisë apo kryeministri nuk është përgjegjës të bindë 100% të njerëzve, por shumicën, më shumë se 50% të cilët duan që vendi të ecë përpara se mund të ketë dhe njerëz që duan të rrinë në bajgë.

Kreu i Bashkisë foli edhe për rindërtimin e shkollës “Kosova”, e cila u inagurua për këtë fillimviti të ri shkollor.

Veliaj: Edhe reforma në drejtësi ilustrohet tek kjo shkollë, edhe çështja e principeve tona për urbanizimin.Një shkollë që është fabula e gjithë çudirave shqiptare. Dhe më në fund pas 15 vitesh betejë e fituam, fitoi e drejta.

a.ç

Next Post
Shqiptari kapet në kufi me dokumente italiane të falsifikuara

Punëtori i mirëmbajtjes vdes në punë, arrestohen 3 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In