• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri i Ri, Veliaj: Do të jetë kryefjala e vitit të Kulturës në 2025-ën

by A R
22/01/2024 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi që po punon për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, ka hedhur themelet e godinës e cila do të jetë ikona e artit skenik shqiptar. Gjatë inspektimit në kantier, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për ritmin e punimeve dhe informoi se aktualisht po punohet për katin -1 të parkingut nëntokësor. Ai tha se në fund të verës do të nisë puna në sipërfaqe, për ngritjen e godinës që pritet të përfundojë në dy vitet e ardhshme.

“Sot quajmë zyrtarisht hedhjen e themeleve të Teatrit me sistemin e diafragmës. Pastaj, duke përdorur hyrjen nga ish-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, do të bëjmë evadimin e inerteve deri në pranverë, që në fund të verës të kemi mundësi të dalim mbi sipërfaqe. Do të shfrytëzojmë vjeshtën dhe dimrin e këtij viti, plus gjithë vitin tjetër, që të mbarojmë karabinanë e godinës. Më pas do të kujdesemi më shumë për foninë, akustikën, skenën, prapaskenën, nënskenën, mbiskenën, dhe të gjitha mjetet e nevojshme teknike për të pasur vërtetë një kryevepër”, shpjegoi Veliaj.

Ai nënvizoi se gjatë punimeve për hapjen e themeleve, ekipi ka konstatuar se teatri i vjetër nuk kishte themele. “Ky është një vend ku, siç zbuluam në punë e sipër, teatri i vjetër nuk kishte as themele. Fakti se kemi zbuluar edhe tunele nëntokësore dhe pika lidhëse, që në kohën e komunizmit kanë pasur ato nënkalimet e Tiranës paranojake të atyre viteve, dhe fakti se nuk gjetëm themele, do të thotë se ai teatër ishte vërtet një pikë rreziku. Po ashtu, fakti se asnjë trupë e huaj nuk guxonte të vinte këtu, dhe në tre vitet e fundit as nuk guxohej të bëhej ndonjë shfaqje, do të thotë se kemi marrë vendimin e duhur. E di që ishte një vendim që u politizua, që kaloi përmasat e histerisë, por besoj se ka një konsesus publik që ajo kasolle e bërë me algat e presuara të mbetjes së shkrepësve të fabrikës fashiste në atë kohë, ishte një vjetërsirë që i kishte ardhur koha të zëvendësohej. Tani që po hedhim themelet e Teatrit të Ri dua të mbajmë këtë ritëm. E kuptoj se është një ekip kompleks: kemi supervizorë danezë, kemi skuadrat shqiptare, kemi punëtorë të huaj nga India, Bangladeshi dhe Nepali, por kemi edhe specialistë italianë, që ndihmojnë me sondat. Pra, është një ekip ndërkombëtar që po përpiqet të prodhojë këtë bizhu për qytetin”, u shpreh ai.

Veliaj tha se viti 2025, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës”, do ta gjejë kryeqytetin shqiptar me një teatër të ri të përfunduar nga ana e infrastrukturës. “Shumë qytetarë mezi presin të shohin binanë e madhe. Në fakt, puna më delikate, më e vështirë, por edhe më qëndrueshme – me Eurocod 8 që punojmë ne, sidomos me kodet e reja pas tërmetit – është pjesa e nëntokës. Në momentin që mbarojmë me këtë saktësi punimet e nëntokës, e kemi shumë më kollaj të ecim më pas me punën mbi tokë. Ne duhet të synojmë që vitin tjetër ta kemi mbyllur pjesën e infrastruktrës së teatrit. Pastaj, të kujdesemi vetëm për pjesën e pajisjeve, që në kohë rekord, sidomos në vitin 2025, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, të kemi finalizimin e kësaj kryevepre”, shtoi ai.

Kryebashkiaku u shpreh i sigurt se për këtë kryevepër qytetarët e Tiranës do të jenë të gjithë bashkë, përtej cic-miceve politike. “Është shumë më kollaj të pengosh, por është shumë më e vështirë të mbështesësh. Por, unë besoj se në fund të gjithë do të dalin të fituar. Edhe ata që kanë qenë kritizerët më të mëdhenj – siç ndodhi me Këndin e Lodrave te Liqeni, ku janë të parët që çojnë fëmijët, janë të parët që psonisin te Pazari i Ri, të parët që shkojnë në koncertet te Sheshi Skënderbej – jam i sigurt se edhe për këtë kryevepër do të bashkohemi të gjithë bashkë. Jemi të gjithë shqiptarë, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej cic-miceve politike. Kjo do jetë një vepër ku do shkojnë të gjithë fëmijët tanë. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të lemë të shkuarat të mbeten të shkuara, dhe të mbajmë sytë te e ardhmja, për atë Tiranë që ëndërrojmë të gjithë. Ndaj, ju uroj shumë sukses! Punë të mbarë!”, përfundoi Veliaj.

/a.r

Next Post
LIVE/ Rama bashkëbisedim me gazetarët në Shkup, flet për darkën me Kurtin e Vuçiç

LIVE/ Rama bashkëbisedim me gazetarët në Shkup, flet për darkën me Kurtin e Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn, avokati: S’e ka vendin në burg për sa kohë nuk përbën rrezikshmëri

May 28, 2026
Miratohen shpronësimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Bazës Ajrore të Farkës

Miratohen shpronësimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe Bazës Ajrore të Farkës

May 28, 2026
“Fitorja e Berishës në 2005, aksident politik!”, Gonxhja: Nuk fitoi PD, por humbi PS nga përçarja…

“Fitorja e Berishës në 2005, aksident politik!”, Gonxhja: Nuk fitoi PD, por humbi PS nga përçarja…

May 28, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Nga ndërtimi i centralit fotovoltaik, te shtesa e pagave në administratë! Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

May 28, 2026
Eduart Merkaj në krye të AMVP, Gogu: Profesionalizëm dhe integritet në çdo hallkë të sistemit

Eduart Merkaj në krye të AMVP, Gogu: Profesionalizëm dhe integritet në çdo hallkë të sistemit

May 28, 2026
“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin LIVE të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

“Urrejtje e madhe për Veliajn”, zyrtari socialist: Po i bëhet gjyq publik edhe pse është i pafajshëm

May 28, 2026
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

“Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet”/ Brataj shpjegon rrezikun e Ebolës

May 28, 2026
Rithemelimi ftoi Bashën, Bejko kundër: Eshtë pazar! Bardhi prishi skemën, uli Berishën në tryezë me Ramën

Farsa e 1996, Bejko: Askush nuk kërkoi ndjesë! Precedenti i Berishës deformoi sistemin

May 28, 2026
“A duhet të fliste Veliaj në Këshillin Bashkiak?”, e sqaron ish-Prokurori

“Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”, revoltohet ish-prokurori: Si mundet që kryebashkiaku i Tiranës të jetë në burg?

May 28, 2026
Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In