• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri i ri Kombëtar dhe Teatri Opozitar

by Artur Ajazi
30/06/2021 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur të martën se “pasi shembën barbarisht Teatrin, tani po shembin edhe shtetin e të drejtës, pasi vendimi i KKT-së është presion mbi Gjykatën Kushtetuese”.Në një status në fb, Vokshi thekson se “në fillim thanë se Teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para, por mashtruan, ndërsa sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik,pa kulla, por përsëri mashtrojnë”.Sipas saj,”pasi shembën në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës duke vendosur  fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri”. Nga ana e tij Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar këtë të martë, lejen për Teatrin e Ri Kombëtar.Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke publikuar dhe disa foto të projektit.Në postimin e tij, Veliaj thotë se “me Teatrin e ri Kombëtar, do të ketë “0 kulla në territor”.

Sigurisht duke nxjerrë bllof  Lulin. Asokohe shembja e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar shkaktoi një valë protestash, gjatë të cilave pati edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave policore. Por më komike mbetet “shqetësimi” ose teatri i opozitës me Teatrin e ri Kombëtar. U zgjuan nga pushimet, u ngritën nga çadrat e plazhit, dhe “hop” nxorrën  kokën në fb, duke u marrë me investimet e reja  të qeverisë. Ata që kanë 4 vjet që ja futin gjumit, ata që sapo dëgjojnë ndonjë thirrje proteste ngrihen dhe u bashkohen qoftë edhe fermerëve të Divjakës për shalqinin, tani u kujtuan se “Teatri i ri Kombëtar nuk duhet të ndërtohet derisa të shprehet gjykata”, ose ndoshta derisa ata të vijnë një ditë në pushtet….. Pasi i lanë vetëm aktorët dhe artistët, pasi i mashtruan me firmosje “aleancash” me defterë bakalli, opozita e Lulzim Bashës nisi të luajë teatrin e rradhës veror,duke patur si argument  kësaj here, Teatrin e ri Kombëtar. Jo vetëm sipas fotove të postuara nga zoti Veliaj, por edhe sipas projektit të detajuar nga KKT-ja, rezulton se godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë moderne, multifunksionale, dhe me  të gjitha kushtet e duhura për aktorët dhe spektatorët e saj.

Ndryshe nga ajo ç’ka ishte deri para disa muajsh, një karakatinë e ngritur për “Dopo lavoro” por që shërbeu për afro 60 vjet si Teatri Popullor, duke mos humbur vlerësimin se brënda saj luajtën rolet e tyre emra të mëdhenj të artit skenik dhe kinematografik. Teatri i opozitës me Teatrin e ri Kombëtar, ka vite që ka nisur, por u konturua politikisht kur vëllezërit Budina dhe disa të tjerë (militantë të PD) hartuan dhe firmosën “aleancën për teatrin”.  Sa qesharake. Ajo nuk ishte asgjë tjetër, veçse një shkresë në formatin e bardhë A/4, e cila bënte palë në “të mirë dhe në të keq”, aktorët me Lulzim Bashën. Palët detyroheshin ti përgjigjeshin njëri-tjetrit në “kohë të vështira të regjimit Rama”, por edhe në “kohë të arta të qeverisjes re Basha”. Një aleancë e dështuar dhe e keqpërdorur, që u kuptua shumë shpejt nga  shumica e aktorëve dhe artistëve, të cilët duke zbuluar qëllimet djallëzore të opozitës, u larguan dhe u bashkuan me  idenë dhe investimin e të ardhmes së Teatrit Kombëtar.

Ashtu si deri sot, edhe me investimin madhor të Teatrit të ri Kombëtar, asgjë nuk mund ta zhbëjë dhe zbehë, rrugëtimin drejt krijimit të një koncepti të ri bashkohor edhe në fushën e të bërit art, kulturë, krijimtari artistike në mënyrë  krejt të pavarur, dhe më kryesorja në kushte dinjitoze si kudo në Europë. Teatri i opozitës me Teatrin e ri Kombëtar,merr ngjyrime qesharake dhe mosbesuese sapo dikush nga selia blu, nxiton të bëjë avokatinë e së shkuarës pas së cilës Lulzimi gjithmonë ka patur se çfarë të fshehë……..

Next Post
U denoncuan për dhunë nga një grua, pezullohen dy zyrtarë të policisë në Himarë

U denoncuan për dhunë nga një grua, pezullohen dy zyrtarë të policisë në Himarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In