• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Teatri i ri do kushtojë 4.8 miliardë lekë / Qeveria planifikon 900 mln lekë investim për 2022

by A R
31/10/2021 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatri i Tiranës siç do të njihet tashmë Teatri i ri Kombëtar do nisë të ndërtohet në vitin e ardhshëm. Qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2022 një pjesë të fondit për nisjen e punimeve, të cilat në total parashikohet të kapin një vlerë prej 4.8 miliardë Lekësh të rinj ose thënë ndryshe afro 46 milionë dollarë amerikan. Sipas tabelës së planit të investimeve publike që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2022, kjo shumë do të ndahet në më shumë se tre vite buxhetore.

Më konkretisht, qeveria ka parashikuar që për vitin e ardhshëm të vërë në dispozicion të këtij projekti një shumë prej 900 milionë lekësh, ndërkohë që ky fond do të rritet në vitin 2023 kur dhe janë parashikuar për t’u lëvruar afro 1.5 miliard Lekë. Ndërkohë që 1 miliard të tjera janë parashikuar të alokohen në vitin 2024, ndërsa 900 milionë të tjera do të paguhet më pas, por pa përcaktuar vitin konkret buxhetor.

Në planin e investimeve ka një mospërputhje prej 500 milionë lekësh mes vlerës totale të realizimit të projektit dhe shumave të parashikuar në çdo vit, por duket se kemi të bëjmë me një vlerë e cila i është paguar tashmë Bashkisë së Tiranës për studimin, hartimin e projektit të teatrit të ri dhe shërbimet e tjera përgatitore.

Fondi megjithëse është parashikuar te pjesa e që i përket investimeve të Ministrisë së Kulturës, ai i është përcaktuar që t’i jepet Bashkisë së Tiranës. Në muajin qershor Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e godinës së re të Teatrit, projekti i të cilit është realizuar nga studioja ndërkombëtare e arkitekturës, ‘Bjarke Ingels Group’ me qendër në Danimarkë.

Projekti ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun.

/a.r

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 302 raste të reja me Covid, 54 të shëruar dhe tre humbje jete

Shqipëria në 24 orët e fundit, 413 infektime të reja dhe 8 humbje jete nga Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In