• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri dhe teatralët

by Erion Isai
18/06/2018 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Erion Isai, Regjisor/Aktor
Kur isha student, në vitin e dytë të akademisë, dhe punoja antikitet grek, rrija me ditë në garderobën e Teatrit Kombëtar, ku bashkë me Koraldën, garderobieren e teatrit, do të nxirrnim veshjet e shfaqjes “Ezopi”. Ajo çfarë më bënte përshtypje nëgarderobë ishte “civilizimi i minjve”… sesi miu të shihte në dritë të syrit, dhe as e pushtonte ndonjë ndjenjë frike, e madje tëkërcënohej gjithë bezdi, se po i hyje në habitatin e tij natyror.
Për ta rithënë që në fillim, unë jam për një tetatër të ri, dinjitoz, përfaqësues, komod për aktorët dhe publikun, një teatër “ndjellës” për të gjitha ata që e dëshirojnë teatrin, ta bëjnë apo ta shohin atë.

Por ky shkim nuk është për të thënë këtë, sepse e kam thënë, jo vetëm unë por shumë të tjerë. Ky shkrim është për teatrin… për ata që vërtet e kanë shqetësim teatrin, që e duan atë, ky shkrim është për të gjithë artistët, që gjithmonë e kanë kërkuar një teatër të ri. A ka njeri që ka shkelur në atë ndërtesë, që mendon se ne na duhet një teatër dinjitoz? Kush nuk i di historitë se si macja dhe lakuriqi i natës janë bërë protagonistë gjatë shfaqjeve, dhe janë bërë kolegë skenikë?

Sot ka një ofertë, për të pasur një teatër tjetër… dinjitoz. A kanë të drejtën Shqiptarët ta dëgjojnë këtë ofertë? A kanë të drejtë artistët të detajojnë një projekt duke u bërë pjesë e grupit negociator, të kërkojnë, skenë dinjitoze, parametrat teknikë (xhepat, lartësia, thellësia, warm up-i etj etj) ato parametra që si kemi pasur kurrë.
Pavrësisht çdo fjale, bërtitje apo patetizme, një gjë nuk ndryshon: nevoja për një teatër dinjtioz. Ndaj sot nuk shtrohet çështja, të prishet apo jo teatri; është vetëm një çështje, e vetme, e thjeshtë, teatri. Teatrin që ka munguar. Tetarin kombëtar.
Ky shkrim është për teatralët. Teatralet e partive, shoqatave e mitomaneve nga rruga qe s’kane lidhje fare me teatrin. Ketyre qe sjellin fonine, ekranin apo dhe vezet nga furriku i partise se gjoja ju dhemb teatri! Për të gjitha ata që as kanë dashur dhe as që duan ta dinë realisht për teatrin dhe artistët, por që koha dhe interesi banale ja u do të jenë teatralë. Teatralët s’e dinë fare për çfarë flitet… çfarë nevoje ka komuniteti, çfarë realisht i duhet dhe nevojitet publikut. Teatralët ndoshta s’kanë parë asnjë shfaqje në atë teatër. Teatralët dinë të luajnë vetëm një titull: “Shumë zhurmë për asgjë”.  Me tekstin e tyre partiak, patetikë, nuk dëgjojnë, nuk perceptojnë, vetë proçedojnë, luajnë keq. Teatralët bëjnë detyrën e tyre, vetëm një gjë nuk e bëjnë dot; teatrin.
Ndaj në të vetmen kauzë, teatri kombëtar, ka vetëm një zgjidhje. Të largohen teatralët, karagjozet, vezoret, mitomanet e sharlatanet qe s’jane as aktore e as regjisore, dhe të lëmë të flasë vetë, TEATRI!
Next Post
DETAJET/ Si u kap në Tiranë malazezi vrasës që Masakroi të dashurën biznesmene në Kotorr

DETAJET/ Si u kap në Tiranë malazezi vrasës që Masakroi të dashurën biznesmene në Kotorr

Comments 1

  1. Koment says:
    8 years ago

    Kur te te trashet zeri dhe te te zbardhet mjekra, hajde na jep mend per teatrin.
    Gjer atehere, meshoji karrikes se dhe ti i partise je. Patetik!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In