• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TEATRI/ Arkitekti Maksi Mitrojorgji: Të prishet dhe të ndërtohet një teatër i ri dinjitoz!

by Java News
23/06/2018 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkitekti i njohur Maksi Mitrojorgji e cilëson të domosdoshme ndërtimin e një godine të re për Teatrin Kombëtar,  e cila do të ofrojë të gjitha kushtet për aktorët, por njëkohësisht edhe për spektatorin. I ftuar në Ora News, arkitekti Mitrojorgji theksoi se është shumë e vështirë të flitet për vlerat teknike identitare të godinës aktuale të Teatrit, pasi ato janë pothuajse zero. 

“Që një vepër të ketë identitetin e vet, në radhë të parë duhet të ketë vlera teknike; në radhë të dytë, mendoj se duhet të ketë vlera hapësinore; në radhë të tretë vijnë ato që janë më të ndjeshme sot vlerat sentimentale, simbolike etj, etj, dhe në fund fare vijnë edhe vlerat ligjore që disponon një objekt në një moment të caktuar për të shërbyer. Për vlera teknike aty nuk mund të flitet, nuk i gëzon. E para nga mënyra e ndërtimit, një ndërtim provizor. E dyta, shumë inxhinierë kanë nxjerrë të gjithë arsyet e tyre se pse ky objekt nuk ka më vlera teknike dhe madje është bërë i rrezikshëm deri diku. Edhe sikur të flasim për vlera teknike të aspektit që teknika shpesh herë gjatë kompozimit arkitektonik krijon formën, edhe aty nuk është se është krijuar ndonjë formë kush e di se çfarë që edhe për kohën e vet nuk ka qenë ndonjë formë që të linte impresion. Për vlerat teknike, identitare të këtij objekti është e vështirë të flitet, janë zero pothuajse, për mendimin tim”, theksoi ai teksa propozon prishjen e godinës aktuale. “Unë them të prishet dhe të ndërtohet një vepër e cila të jetë dinjitoze për kohën njëherë. Sepse qyteti ndërtohet me shtresa. Edhe Roma e Rilindjes u ndërtua nga gurët e Romës së Vjetër. Qyteti ndërtohet me shtresa, qyteti ka të tjera pritshmëri sot”.

Mitrojorgji shprehet kritik edhe sa i takon vlerave hapësinore të godinës aktuale. “Në interior nuk mund të thuhet se ka vlera hapësinore. Është një holl madh, një sallë e asgjë tjetër. Vlerat hapësinore kanë aftësinë që të të thërrasin, të të mbajnë, të të ftojnë të vesh njëherë atje për ta pare, për kuriozitet dhe nëse ajo plotëson pritshmëritë e publikut, ajo të thërret një, dy, tre herë dhe fiton vlera akoma më të mëdha atëherë kur ti qëndron në të, e shijon këtë hapësirë. Edhe brenda edhe jashtë nuk është se ajo është ftuese. Ajo më shumë të largon se sa të thërret për të qenë pjesë e këtij ansambli që janë dy godina me një shesh aty pranë, pra edhe vlerat hapësinore vështirë se janë anë ato që duhet të kishte një vepër e tillë”, u shpreh arkitekti i njohur.

 ma.me

Next Post
VIDEO/ Taksa “Rruga e Kombit”, sherr tek trau, paguajnë me euro, kusurin u’a kthjnë me lek

Tarifa e re për Rrugën e Kombit, disa kuksianë kanë sërish kërkesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

Gjermania shtyn zgjerimin e BE-së, Merz paralajmëron liderët europianë: Mos e mbani Malin e Zi në pritje!

July 29, 2026
Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

July 29, 2026
Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Apeli i GJKKO-së rrëzon Orest Sotën, mbeten në fuqi sekuestrimet e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij

July 29, 2026
Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

July 29, 2026
Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

July 29, 2026
Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

July 29, 2026
Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

July 29, 2026
Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

July 29, 2026
Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

July 29, 2026
“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com