• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teatri absurd ballkanik…

by Enver Robelli
30/08/2021 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Kryetari i Kroacisë Zoran Millanoviq ju thotë dy anëtarëve të Presidencës së Bosnjës, boshnjakut Shefik Xhaferoviq dhe kroatit Zhelko Komshiq, se ju nuk do të arrini ta thyeni Republikën Serbe në Bosnjë.

Më 9 janar, kur Republika Serbe shënon ditën e themelimit, Kroacia dërgon diplomatë. Ndonëse shënimi i kësaj date nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës është shpallur antikushtetues.

Millanoviq, dikur socialdemokrat, po shndërrohet gjithnjë e më shumë një politikan agresiv, përçarës dhe përkrahës i nacionalistëve serbë në Bosnjë të prirë nga Millorad Dodiku.

Së fundi Millanoviq i ka pritur në kabinet disa kroatë të dënuar për krime të luftës në Hagë dhe ka deklaruar se nuk i pranon vendimet e gjykatës së OKB-së. Këtë e thotë presidenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

Millanoviq ia ka kthyer dekoratat Branimir Gllavashit, i cili akuzohet për krime të luftës në Osijek dhe rrethinë.

Deklarata e Millanoviqit se shteti qytetar në Bosnjë është ëndërr e largët dhe e bukur, por “së pari duhet sapuni, pastaj parfumi”, është konsideruar si fyerje e rëndë e popullit boshnjak, duke aluduar se është i papastër dhe i duhet sapuni.

E pabesueshme se në çfarë niveli ka rënë politika në pallatin presidencial në Zagreb, ky ku para disa vitesh presidentë ishin Stipe Mesiqi dhe Ivo Josipoviqi.

Next Post
VIDEO: Uragani ‘Ida’ merr përmasa të frikshme, stuhia bën ‘copash’ çatinë e spitalit ku pacientët po luftojnë me COVID

VIDEO: Uragani 'Ida' merr përmasa të frikshme, stuhia bën 'copash’ çatinë e spitalit ku pacientët po luftojnë me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com