• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të zhgënjyerit nga Albin Kurti në Tiranë

by Mero Baze
21/06/2022 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një zhgënjim nga mbështetësit e Albin Kurtit në Shqipëri, pas  mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë, të cilën e quajnë si rast të humbur të Albin Kurtit për të mundur Edi Ramën dhe qeverinë e Shqipërisë .
Zhgënjimi i ka rrënjët tek bindja që kanë krijuar opozitarët e Shqipërisë se  Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë qeverinë e Shqipërisë një armik ideologjik të tyre,  për shkak të aleancës që patën vendosur më 2019 me Sali Berishën dhe Ilir Metën duke u rreshtuar bashkë me ta në një front opozitar.

Bën sa mundën të shpikin një bisedë qesharake në Ohër kur një njeri i Berishës kishte dëgjuar Edi Ramën se do rrëzonte Albin Kurtin. Edhe pse fantazia dukej shumë e nivelit te Çim Pekës, kishin besim që do ta ndërsenin Albin Kurtin kundër qeverisë në Prishtinë. Nuk po flas për Vjosa Osmanin se ajo është 24 orë e eksituar kundër Shqipërisë.

Aleanca e panatyrshme e Albin Kurtit me Berishën dhe Metën buronte nga arsye të ndryshme nga të dy palët. Berishës dhe Metës i duhej Albini si një luftëtar fitimtar në Prishtinë me flamurin antikorrupsion, ndërsa Albinit i duhej Berisha dhe Meta si aleat kundër Edi Ramës me qëllim që të mos kishte në hapësirë shqiptare dikë që e rivalizonte sipas mendjes së tij. Deliri i tij për tu bërë një lider mbarëkombëtar, e shikonte Berishën dhe Metën si mekanizëm për të krijuar një pushtet të vetin në Shqipëri.

Për këtë arsye ai e injoroi faktin që qeveria e cila premtonte se do të luftonte korrupsionin në Prishtinë dhe do të bënte betejë me oligarkët, hyri në aleancë politike me dy figura simbol të korrupsionit në botën shqiptare, njëri prej të cilëve, Sali Berisha është i damkosur familjarisht nga SHBA si i përfshirë në korrupsion madhor bashkë me gruan dhe fmëijët.

Por Albin Kurti e humbi atë betejë më keq se Berisha e Meta. Por opozitarët e Shqipërisë para se të zhgënjehen nga ALbin Kurti që nuk e mundi dot Edi Ramën, duhet të zhgënjehen nga udhëheqësit e tyre të cilët janë mundur tri herë resht nga Edi Rama dhe nuk i dihet fundi. Albin Kurtit, Berisha e Meta i duheshin që t’iu nxirrte Edi Ramën nga skena politike, nuk i duheshin për të ardhmen e Shqipërisë apo opozitës shqiptare.

Tani opozita shqiptare ka rizgjedhur në krye të opozitës një person “a non grata”, të akuzuar për korrupsion madhor familjarisht nga SHBA, që është në aleancë me Ilir Metën, dhe pretendon që kundërshtarin në Tiranë tua mundi Albin Kurti. Zgjedhin në krye të opozitës një garniturë antiperëndimore dhe antiamerikane dhe kërkojnë nga Albin Kurti të jetë refuzues ndaj politikave të SHBA dhe BE në Kosovë, me qëllim që të bëhet i ngjashëm me këta si dele e zezë e Perëndimit.

Kështu që këta të zhgënjyerit e Shqipërisë, nuk është se adhurojnë Albin Kurtin, por nga që “shkopi i tyre është i zhytur i tëri në mut” dhe ske ku ta kapësh, shpresojnë të përdorin Albin Kurtin si një shkop që duhet tua mund këtyre Edi Ramën.  Më lehtë e kanë të flakin shkopin e ndotur të hales tyre, se sa të bëjnë dhe Albinin të ngjashëm me të.

Next Post
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Sarrazin: Premtimi për zgjerimin e BE-së është i vlefshëm

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Sarrazin: Premtimi për zgjerimin e BE-së është i vlefshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In