• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të zhdukurit nën komunizëm dhe kartela mjekësore e Enverit

by Ben Andoni
05/01/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk ka ditë që të mos flitet, shkruhet dhe të referohet diçka për Bllokun dhe njerëzit që e populluan atë. Pothuaj prej një muaji kemi marrë informacione të detajuara për kartelën mjekësore të Enver Hoxhës dhe të gjithë hatërmbetjet qesharake të doktorëve të tij. Ende na shesin si lajm qejfmbetjet e fëmijëve të Bllokut, sot personazhe të ndryshme të jetës shqiptare; broçkullat e jetës së Bllokut dhe mbi të gjitha dënimet e tmerrshme që pasuan. Blloku, më shumë se simbol i nomenklaturës komuniste me ngritjen dhe uljen e tij, është tregues i një kompleksi kombëtar që kanë shumë personazhe për të treguar statusin e tyre përmes lidhjeve me kuartierin komunist. Që do të thotë se ndryshimi në këtë vend është ende i papërfillshëm. Njësoj si dikur, po të kishe një fije në Bllok, një njohje, një miqësi edhe statusi yt shoqëror ishte ndryshe, ashtu duket edhe sot me këta që na sjellin lajmet për të. Kaq e thelluar është kjo, saqë personazhe të ndryshme për të bërë diferencën na tregojnë rolet në Bllok.

Fatkeqësisht, në këtë kohë, kjo nostalgji e hapur dhe e mbyllur përcillet me deklamimet patetike për Bllokun; me nostalgjikët e sëmurë, që nuk lënë media sociale pa u shprehur për atë kohë; adhuruesit e Enverit; por mbi të gjitha durimin që kanë shumë njerëz për të pritur dhe për t’u interesuar për sëmundjet e dikurshme të Udhëheqësit, për sherrin bajat brenda familjes; konspiracionet e Bllokut;  për vetëvrasjen apo vrasjen e Mehmetit; gjyqet e gjeneralëve dhe njerëzve të Sigurimit (lexo gjyqet brenda llojit) etj.

Mënyra sesi po përcillet nostalgjia për Bllokun është tallja më e madhe për ata pak njerëz që vërtetë e kuptuan se cili ishte ai regjim. Themi pak, sepse ishin vërtetë shumë pak ata që kuptuan tmerrin dhe mekanizmin shtypës të atij regjimi. Pjesa tjetër i shërbeu regjimit, u përshtat me të dhe tashmë bën si e përvuajtur. Ishin realisht aq të pakët sa goditjen më të madhe e mori fillimisht nga vetë shoqëria patetike shqiptare, që nuk ngopej duke parë të vuajtur edhe në gjirin e saj.

Mbase pikërisht për këtë shtresë, që sot e kësaj dite nuk dinë se ku i kanë njerëzit e tyre të ekzekutuar dhe pa varre, për shumë syresh të burgosur të ndërgjegjes duhet që të kemi pak më shumë respekt. E para, se na treguan gabimet tona, rrugën qorre që e bënim me pathos; e dyta se jemi aq hipokritë me kujtesën. Viktimave u detyrohemi nderim, por të gjallëve drejtësi. Në fakt, asgjë nuk po bëjmë për këtë, përveç se flasim e flasim pafund dhe shkruajmë çfarë të mundim. Nuk dimë pra sot e kësaj dite se ku janë qindra e mijëra të zhdukur, paçka se në dokumente diku duhet të jenë, por dimë për gati çdo detaj të kartelës mjekësore të Enver Hoxhës dhe për përçartjet e të resë së tij. (Javanews)

 

 

Next Post
Femrat ruse dje heroina të punës, sot mbretëresha të ‘peshkimit’ të oligarkëve

Femrat ruse dje heroina të punës, sot mbretëresha të 'peshkimit' të oligarkëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In