• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të zbatojmë masat që mos të mbyllemi sërish”, Fico: Nuk ka mutacione të virusit në Shqipëri

by A R
04/02/2021 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico, tha se në vendin tonë nuk ka mutacione të reja të virusit COVID-19, duke iu referuar variantit britanik apo atij afrikanojugor.

Gjatë një interviste televizive Fico deklaroi se rritja e infektimeve është një ngjarje e paralajmëruar, rezultat i një balance të thyer mes “lejes së dhënë” dhe përdorimit të përgjegjshëm të saj.

“Kjo është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Kjo pasi herët në kohë, pas mbledhjes së Komitetit Teknik përpara fundit të vitit, kur u treguam të kujdesshëm në kërkesat tona për respektimin e masave, thamë se nëse do ketë shkelje të masave, do të kemi një rritje të numrave. Kemi patur rritje të numrit të pozitivitetit, përhapje të shtuar. Përhapja dyjavore e rritur. Këtë situatë e kanë ndërlikuar dhe informacionet me mutacione të virusit, që na ka bërë të jemi më të kujdesshëm ne si autoritete. Mutacionet, të gjitha genet mutante qoftë ai i Afrikës së Jugut, Anglisë, apo të tjerë, nuk janë në Shqipëri. Mutacionet kanë një vlerë për sjelljen tonë si autoritete apo qytetarë, pasi kanë transmetueshmëri më të lartë, por nuk janë vlerësuar si ato që shkaktojnë vdekshmëri të lartë. Por nga krahu tjetër, duhet të dimë dhe faktet e kanë treguar se, sa më shumë raste të kemi, aq më shumë të shtruar do kemi, aq më shumë të sëmurë rëndë dhe aq më shumë humbje jete”, – tha Fico.

Nëse do ketë sërish mbyllje për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 Fico tha se, “është kollaj të marrësh masa drastike për të mbyllur çdo gjë. Gjendja psiko-emocionale është marrë në konsideratë, për ne si mjekë, më shumë se ajo ekonomike për të mos bërë mbyllje drastike. Edhe lejimi i aktiviteteve ekonomike ishte dhe mbetet diçka që duhet të vijojë”.

“Unë besoj se është situatë delikate, sidomos kur shikohen numrat e rritur nëpër spitale. Por, kemi lënë në fuqi disa masa dhe po ndjekim me vëmendje situatën. Duhet të bëjmë një sforco, duke nisur nga vetja, më pas autoritetet shëndetësore dhe bizneset që të mos mbyllemi sërish”, shtoi Fico.

“Komiteti i Ekspertëve po monitoron situatën. Ne mblidhemi çdo ditë për të parë nëse do ketë ndërhyrje tjetër apo jo. Si situatë është delikate. Përhapja për 100 mijë banorë e një jave apo dy javëve pak rëndësi ka në ndjeshmërinë e qytetarit, por ajo që ka më shumë ndjeshmëri është dhe numri i të shtruarve në spitale. Kemi lënë shkollat online, fluturimet nga Anglia të pezulluara, kemi qenë të kujdesshëm në disa aspekte. Dy gjëra na ndihmojnë ta kuptojmë këtë situatë, numri më i gjerë i testimeve dhe testimet e kombinuara, pra testet të shpejta dhe atij të PCR, por dhe testet e bëra në privat. Kemi realizuar deri më sot 363 mijë testime PCR dhe 75 000 testime të shpejta. Ne jemi vigjilentë për të parë atë gjënë që nuk është jo e zakonshme, duke bërë dallimet mes virusit dhe gripit”, – shtoi ajo.

Fico tha se s’ka pasur numra të shtuar sa i takon gripit sezonal, ndërsa në këtë drejtim janë kryer 368 000 doza vaksine për të parandaluar gripin sezonal. “Gripi ka një transmetueshmëri më të ngadaltë, se Sars COV-2 dhe kjo është arsyeja që pse nuk kemi grip sezonal”, – tha Fico.

Duke folur për skenarin 14-mujor të vaksinimit, Fico deklaroi se është pikërisht plani mbi të cilin është fokusuar puna: “Skenari për të cilin jemi përgatitur dhe dëshirojmë, është që për 14 muaj të realizojmë vaksinimin. COVAX ka një kalendar specifik që thotë saktësisht se sa vaksina do të marrë çdo vend. Por, duke u nisur edhe nga situata e vonesave të Pfizer, është e parakohshme për të thënë që për 14 muaj do ta kryejmë. Ne do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit, por duke pasur parasysh edhe llojin e vaksinës dhe efikasitetin e saj për grupmosha të caktuara”.

/a.r

Next Post
Aeroporti i Rinasit: 15 fluturime të konfirmuara për nesër, ja destinacionet

"Rinasi" konfirmon 13 fluturime për të premten, ja destinacionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In