• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

by E S
29/07/2026 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar listën preliminare me emrat e 13 227 të vrarëve, të zhdukurve me dhunë dhe të vdekurve si pasojë e luftës.

Në listë janë përfshirë viktimat që kanë lindur, kanë jetuar, ose kanë pasur vendbanim në territorin e Kosovës në kohën e luftës, që kanë pësuar plagë vdekjeprurëse, ose janë zhdukur në territorin e Kosovës në rrethana të ndërlidhura drejtpërdrejt me luftën, kanë humbur jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e plagëve të marra gjatë luftës dhe që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjet e luftës në Kosovë.

Nga të dhënat e prezantuara nga Instituti për Krime Lufte, 11.408 persona kanë humbur jetën si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të luftës vrasje, ekzekutime, masakra, bombardime dhe forma të tjera të dhunës, prej të cilëve 1047 janë fëmijë.

Nga lufta në Kosovë e deri 27 vjet më pas rezultojnë të zhdukur me dhunë 1578 persona, për të cilët ekzistojnë prova se zhdukja lidhet me rrethanat e luftës. Për shkak të plagëve të marra ose pasojave të drejtpërdrejta të luftës, kanë vdekur 241 persona, gjatë ose pas përfundimit të luftës.

Raporti përmban listën preliminare me viktimat në periudhën kohore 1 janar 1998-20 qershor 1999, dhe periudhën e pasluftës, prej 21 qershorit 1999 deri në 31 dhjetor 2000.
Drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, në prezantimin e raportit tha se lista do të përditësohet varësisht nga puna e dokumentimit të krimeve.

“Të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe janë vrarë 92.5 për qind e numrit të përgjithshëm të këtyre viktimave, respektivisht 12 mijë e 230 persona. Ndërsa në periudhën e pasluftës, nga 21 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2000, janë vrarë 997 persona”, tha drejtori i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri thirrje për më shumë presion ndaj Serbisë për të hapur arkivat që do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

“E përsërisim thirrjen ndaj faktorëve ndërkombëtarë që të shtojnë trysninë ndaj Serbisë që të ndryshojë vendimin për klasifikimin 30-vjeçar deri në vitin 2044 dhe të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, në mënyrë që të kemi informacione për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë”, tha Albin Kurti.

Ndërkohë, në Kalludër të Zubin Potokut, gërmimi në varrezë masive ka vazhduar për të dytën ditë me radhë. Autoritetet kanë konfirmuar se janë gjetur mbetje mortore të njerëzve, derisa janë ngritur dyshime se mund t’i përkasin grupit të 23 intelektualëve të Mitrovicës të zhdukur në prill të vitit 1999.

Lidhur me këtë krim lufte janë arrestuar ditë më parë dy persona.

Next Post
Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In