• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të vërtetat që “Foltorja” po u fsheh demokratëve

by Namir Lapardhaja
19/10/2021 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja*

Emëruesi i përbashkët që i bashkon të gjithë ata që janë rreshtuar sot në krah të “Foltores” është se vetëm Sali Berisha mund ta rrëzojë Lulzim Bashën.

Ndonëse pritet me entuziazëm nga një pjesë e demokratëve, Doktori nuk po u thotë atyre të vërtetën.

“Foltorja” mund t’i shërbejë disi fatit personal të tij, por jo së ardhmes së Partisë Demokratike dhe asaj që qytetarët duan: ringritjes, fuqizimit dhe shndërrimit në një alternativë të fortë konkurruese.

Edhe pse mes shpresës dhe së vërtetës, natyra njerëzore është e prirur nga e para, me rëndësi është që demokratët të priren nga arsyeja dhe jo ndjenja, të udhëhiqen nga përgjegjshmëria dhe jo miopia, të shohin interesin e përgjithshëm dhe jo të rendin pas fateve personale.

Personalisht nuk më shqetëson fati i Lulzim Bashës, madje ai po korr atë që ka mbjellë në gjithë këto vite në krye të PD-së.

Ashtu siç nuk më shqetëson fati personal i Sali Berishës, i ish-zyrtarëve apo ish-ministrave të tij, që e shoqërojnë ngado, të cilët i mori nga hiçi, një pjesë të tyre i bëri njerëz në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, me makina luksi, jetë mondane dhe vila të shtrenjta.

Ata që më interesojnë janë demokratët e thjeshtë, të cilët janë zhgënjyer vazhdimisht gjatë viteve që PD-ja ka qenë në pushtet, janë zvarritur me shpresë gjatë 8 viteve dhe po vijojnë të manipulohen në këtë fillim mandati të tretë në opozitë nga “Foltorja”.

Po u thuhet se Lulzim Basha do shkarkuar se ka shkelur Statutin, mirëpo nuk po u tregohet se kur është zbatuar ndonjëherë Statuti nga udhëheqësi i “Foltores”.

Po u mblidhen firmat për Kuvendin Kombëtar, por nuk po u tregohet mekanizmi real statusor që bën të mundur thirrjen e tij.

Po propozohen në ajër ndryshime statusore, mirëpo nuk u është shpjeguar asnjëherë se pse propozimet e sotme nuk janë vënë asnjëherë në përdorim gjatë pushtetit të djeshëm.

Po u shitet “Foltorja” për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur, mirëpo si mund të jetë më e bashkuar një parti që një pjesë e vogël synon largimin në mënyrë mekanike të një pjese tjetër (?); si mund të jetë më e fortë një parti që në mandatin e tretë në opozitë rrezikohet seriozisht nga një skizmë tjetër (?); si mund të jetë më e hapur një parti që pranon të dëgjojë vetëm vetveten (?)

“Foltorja” sot i ngjan një revolucioni dhe, siç shprehet R. Aron tek “Opiumi i intelektualëve”, fundi i tij është rikthimi tek institucionet.

Dhe meqenëse jemi tek institucionet, nëse vërtet ka vullnet, dëshirë dhe seriozitet në ato që thuhen dhe kërkohen, le të kthehemi te statuti i Partisë Demokratike, të cilin, deri më sot, “Foltorja” nuk po ua lexon drejt dhe siç është demokratëve.

Kreu V (Organet Qendrore të Partisë), Neni 43 (Kuvendi Kombëtar i Partisë), pika 2, qartëson se vendimin për mbledhjen e Kuvendin Kombëtar (si rregull një herë në katër vjet) e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSHsë me propozim të kryetarit të PDSH-së

Edhe kur u jepet mundësia ¼ të anëtarëve të PDSH-së ose ¼ së anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, më tej thuhet se: “Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”.

Ndërsa pika 3/ç e Nenit 43 është krejt e qartë kur thotë se “Kuvendi Kombëtar ka kompetencë për shkarkimin e kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar”.

Pra, Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet, por që të shkarkojë Lulzim Bashën duhet të ketë një mocion mosbesimi nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Si përfundim, “Foltorja” mund ta zgjidhë disi fatin e saj personal, duke mbledhur në rrugë revolucionare një Kuvend të cunguar dhe duke i treguar botës se ka mbështetjen e anëtarëve të partisë, mirëpo demokratët kanë nevojë për të vërtetat e plota dhe jo gjysmake.

Ata duan një parti të fortë, një alternativë të besueshme, një parti ku të funksionojë sistemi i meritës, por askush prej tyre nuk kërkon një ndarje që do të rezultonte fatale për të ardhmen e tyre dhe të gjithë Partisë Demokratike.

*Autori është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

Next Post
“Duam të rikthehen komunat”, PD propozon formulën e vjetër të ndarjes territorial

"Duam të rikthehen komunat", PD propozon formulën e vjetër të ndarjes territorial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In