• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të vërtetat dhe mashtrimet për vitaminën C

by Aalison Pearse Stevens
27/05/2016 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitamina C, me siguri që pajtohen të gjithë ekspertët, është një nga përbërësit më të rëndësishëm dhe fuqishëm të ushqimit. Është dëshmuar shkencërisht që është një nga antioksidantët më të fuqishëm. Por, sikurse edhe tek konceptet tjera të zmadhuara, as këtu gjërat nuk janë mu ashtu siç reklamohen.

Në veçanti kur është fjala për përdorimin e vitaminës C për shërim. Që do të thotë që edhe pse ndoshta nuk është ilaç aq efikas për ftohjet dhe virozat sa pohohet, padyshim që mund t’i lehtësojë dhe të jetë një nga faktorët që çojnë deri tek shërimi më i shpejt.

Pasi që forcon sistemin e imunitetit, përmirëson punën e sistemit kardiovaskular, parandalon problemet prenatale, ngadalëson plakjen e lëkurës, kjo vitaminë është ilaç i shkëlqyeshëm natyror.

 

Grupi i shkencëtarëve nga Universiteti në Michigan (USA) ka kryer hulumtimin dhjetëvjeçar, me më shumë se 100 eksperimente. Mendimi i tyre është si në vijim: “Përmbajtja e lartë e vitaminës C në qarkullimin e gjakut mund të jetë tregues ideal i shëndetit të mirë.

Sa më shumë e studiojmë jemi më të sigurt në rëndësinë e saj për shëndetin tonë dhe rolin e saj në parandalimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, kancerit, sulmit në zemër, problemeve të natyrës oftalmologjike, ndërsa nga ana tjetër forcon imunitetin.”

Problemi ynë është që kjo vitaminë, fatkeqësisht është gjithnjë e më pak e pranishme në ushqime, sepse ato përpunohen, ngrihen dhe shkrihen, transportohen nga një vend i botës në tjetrin, ndërsa pemët piqen në kamionë.

Është mirë të dihet se ku gjendet akoma në sasi të mjaftueshme. Burim i shkëlqyeshëm është për shembull kaça (ja një arsye më shumë që gjatë shëtitjes në natyrë të mblidhni edhe fruta të malit), në të cilën ka 426mg për 100g, ndërsa kjo është madje dhjetë herë më shumë se sa në limonin e shumëreklamuar, ku ka gjithsej rreth 40 mg për 100 g.

Sigurisht, këtu shtrohet pyetja logjike e shfrytëzimit të vitaminës C nga kaça, nëse nuk dëshironi ta hani në gjendje të freskët, pasi që kjo vitaminë është e paqëndrueshme në nxehtësi dhe tretet, fillon të zhduket qysh në temperaturën prej 40 gradësh celsius. Po ashtu, burim i shkëlqyeshëm janë speci i gjelbër djegës me 244 mg, ribizla 200 mg, speci i kuq 190 mg, speci i kuq djegës 144mg, majdanozi 130 mg, kivi dhe brokoli me 90 mg, ndërsa më shumë se limoni ka edhe dredhëza (60mg), portokalli (50mg), madje edhe lakra jeshile (41 mg).

Shkëlqyeshëm është nëse tek pemët dhe perimet vini ashtu që i prodhoni vetë, ose i prodhon ndonjë i afërm i juaji, i cili nuk i prish me përdorimin e pakujdesshëm të të ashtuquajturave mjete për mbrojtje, si dhe me ruajtjen joadekuate. Zgjidhje e shkëlqyeshme, në çdo aspekt, pra edhe tek vitamina C është blerja e pemëve dhe perimeve organike.

Mjekët e mjekësisë natyrore, pikërisht për shkak të rëndësisë së kësaj vitamine përkrahin përdorimin e saj edhe si produkt në barnatore, por për shkak të arsyeve shumë të kuptueshme rekomandojnë që të merret vetëm në pluhur.

Dhe atë vitamina C e pastër, pa ngjyra dhe aroma shtesë. Çdo variant tjetër është i ngarkuar me mjete jo edhe aq të parrezikshme (për tabletim, përforcuesit e shijeve, etj.).

E rëndësishme është që t’i dini dozat e rekomanduara (të padiskutueshmit 100-200 mg, ndërsa çdo gjë përmbi këtë është e diskutueshme), pasi dozat e tepërta të paktën mund të ndikojnë në krijimin e gurëve në veshkë.

Po, vitamina C është e domosdoshme, por jo në çdo formë dhe masë. (b.an)

Next Post

Zgjedhjet 96'/ Kur Rama, Blushi, Lubonja etj... i kërkonin ndihmë SHBA-ve për ndaljen e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In