• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të vegjlit s’mund të fshihen më pas PD-PS”/ Klosi për koalicionet: Mesazhet e Kim të udhëzuara nga DASH

by Java News
24/07/2020 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka dalë dje hapur në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese. Mazhoranca socialiste dhe opozita parlamentare firmosën në 21 korrik një marrëveshje përmes së cilës kërkojnë hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve. Kjo nismë e shumicës dhe pakicës parlamentare kundërshtohet fuqishëm nga opozita jashtë parlamentare, e cila pretendon se kryeministri Edi Rama përmes këtyre ndryshimeve do të vrasë dhe kapë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por në një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Klosi deklaroi dje se mbështet heqjen e koalicioneve, pasi sipas tij, ka ardhur koha që partitë e vogla e sidomos krerët e tyre të mos fshihen më pas Partisë Demokratike, duke i nxjerrë ata deputet. Për ish-kreun e SHISH hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore është e domosdoshme, ndërsa theksoi se kushdo duhet të hyjë i vetëm në zgjedhje për të matur forcën, në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë ta kenë më të qartë se kush i përfaqëson. “Sa i takon hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore unë e mbështes. Ka ardhur koha që të hapen listat dhe të hiqen koalicione parazgjedhore. Kjo pasi të dyja këto na tregojnë ne si qytetarë që të kemi mundësi të zgjedhim, por edhe të shohim e peshojmë vlerën e vërtetë të partive politike në Shqipëri. Pra, ka ardhur koha që partitë, qofshin të vogla apo të mëdha të fshihen pas koalicioneve parazgjedhore. Shefat apo kryetarët e partive të vogla kanë dalë deputetë nga partitë e mëdha dhe kjo është absurde. Kështu që me heqjen e koalicioneve, ne si qytetarë do të kemi mundësi të shikojmë realisht sa vlejnë edhe paritë e vogla pasi të jenë mbajtur zgjedhjet dhe i mbështes këto ndryshime kushtetuese”, deklaroi ai.

Mesazhet e Kim të udhëzuara nga DASH

Duke komentuar paralajmërimin e bërë dy ditë më parë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim për të gjitha partitë politike që përgatiten për zgjedhje që të verifikojnë të gjithë kandidatët dhe të mos minojnë demokracinë me përzgjedhjet e gabuara, zoti Klosi u shpreh se ky është një mesazh që duhet përshëndetur. Në reagimin e tij për gazetën, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi theksoi se ambasadorja Kim flet në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sipas tij, SHBA-të janë tejet të interesuara që në Parlament të mos hyjnë më persona me rekorde kriminale apo që nuk dinë të lidhin dy fjalë. “Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim flet në emër të DASH dhe kërkon nga shefat e partive politike në Shqipëri që të jenë serioz në zgjedhjen e kandidatëve. Pra, SHBA kërkon që jo vetëm që në Parlament të mos futen njerëz të inkriminuar, por edhe njerëz që shkojnë në Parlament për tu ngrehur dhe që nuk kanë folur kurrë, madje që nuk e bëjnë punën e një parlamentare siç është ligjvënësi. Nga kjo pikëpamje dua të ndalem që zonja Yuri Kim ka bërë një kurs të zgjatur në senat përpara se të vinte ambasadore dhe ajo i di interesat amerikanë, kështu që edhe thirrja e saj vjen në emër të DASH. Si përfundim mua më pëlqen këshilla dhe thirrja e ambasadores Yuri Kim dhe po të isha unë në vend të shefave të politikës do ta falenderoja atë”, u shpreh ai.

Mesazhi i ambasadores është për krerët e partive

Më tej gjatë reagimit për gazetën, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehu bindjen se thirrja e ambasadores amerikane, Yuri Kim shkon drejt për drejt për krerët e partive politike, pasi sipas tij, janë këta të fundit ata që përzgjedhin kandidatë për deputet dhe jo vetëm. “Thirrja e ambasadores amerikane, Yuri Kim që shefat e partive të kenë kujdes me emrat që përzgjedhin dhe i fusnin në Parlament është e mirëpritur dhe duhet mbështetur fuqishëm”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

g.kosovari

Next Post
Koka e “Ndragheta” në Shqipëri e Ballkan/ Kush është “Xhaxhai” i kapur në Tiranë, dalin emrat e trafikantëve të kokainës

Koka e “Ndragheta” në Shqipëri e Ballkan/ Kush është “Xhaxhai” i kapur në Tiranë, dalin emrat e trafikantëve të kokainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In