• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të vdes unë për ty… Do mbetesh në histori!”, Rama inspekton Urën e Bilçës në Berat, batuta me banorët: Të gjashtë fëmijët përnjëherë i bëre ti?!

by B K
23/04/2025 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama vijoi sot (23 prill) turin e tij elektoral në qarkun e Beratit, ku pjesë e agjendës ishin edhe inspektimet, përveç takimeve me fermerët dhe qytetarët.

Ai inspektoi edhe Urën e Bilçës, investim i ri i qeverisë, që lidhje qytetin me zonat rurale të jugur të Beratit.

Kryeministri ishte i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Ervin Demo, i cili është dorëhequr nga detyra për të kandiduar si deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për PS.

“Ura e Bilçës, një segment tashmë i përfunduar, me të gjithë parametrat urbanë; ndriçim, trotuare të dedikuar për këmbësorët nga të dy anët, e që bashkë me investime të tjera si Bypassi apo rruga e re e Ballabanit, jo vetëm do të lehtësojnë jetën e banorëve, po edhe do të rrisin më tej turizmin”, u shpreh Rama.

Më tej ai shpjegoi se ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, si edhe krijon një lidhje me rrugën e fshatit Drobonik dhe me të gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi, duke u bërë kështu një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit të rilindur mijëravjeçar.

Por ajo që ra në sy ishin momentet e takimit të kryesocialistit me banorët e zonës që e prisnin mbi urë, të cilët i përshëndeti, ku spikatën disa vogëlushë, me të cilët ai bëri edhe disa batuta emocionuese apo selfie.

Ndërsa një qytetare i kërkon kryebashkiakut që pas urës të bënte edhe rrugën, ai iu përgjigj “avash avash”. Por kryeministri Rama ndërhyri dhe iu drejtuar gruas në fjalë:

“Më the se ke bërë 6 fëmijë?” dhe teksa mori përgjigje pohuese, vijoi: “Po mirë, të gjashtë përnjëherësh i ke bërë ti?!”, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Kryesocialisti bëri selfie edhe me një fëmijë të vogël, teksa i puthi dorën dy vogëlusheve, njëra jo më shumë se dy vjeçe. Më të madhes, e quajtur Diamanta dhe për të cilën tha se “ishte vërtetë një diamant”, i dhuroi më pas edhe një tufë trëndafila natyralë, ‘në emër të një djali të turpshëm moshatar’, që ndodhej aty.

Në nisje të takimit, një prej tyretareve që e takoi edhe e para iu drejtua:

“Të vdes unë për ty, je shumë i mirë!”, ndërsa Rama iu përgjigj me “faleminderit”.

Ndërsa një banor teksa e përqafon i drejtohet:

“Hallall ta bëftë zoti! Ke punuar për Shqipërinë dhe do mbetesh në histori!”.

Ervin Demo i shpjegoi kryesocialistit edhe historinë me urën.

“Këta e kanë pasur urën një mit që nga vitet 60-të dhe nuk e besonin se do bëhej. Projekti është i jashtëzakonshëm, është një pamje panoramike, lidhet me qytetin dhe më tepër lidh zonat e fshatrave, rrugën e Ballabanit dhe më gjerë, madje edhe me bypassin që do i japi zhvillim dhe çlirim trafikut. Kemi bërë edhe një vend pushimi këtu, që shërben edhe për peshkim, tani s’ka ujë por kur mbushet lumi bëhet bukur, se beratasit kanë pak qejf edhe peshkimin”, tha kryebashkiaku që sapo e ka lënë detyrën për të kandiduar.

“Mirë jeni me urën? Shumë bukur ka dalë. Tani kemi dhe atë tjetrën…”, shprehet kryeministri teksa pyet banorët.

Dhe ndërsa një djalë i vogël i jep një tufë me trëndafila kopshti, Rama e pyet për emrin, por në siklet dhe turp vogëlushi nuk i përgjigjet.

“Si e ke emrin ti? Po më shiko tani, si e ke emrin? Qenka i turpshëm! Mirë, i thotë kryeministri, unë do ia jap kësaj vajzës së vogël këtu po s’e ktheve kokën. Do ia jap Diamantës!”, shprehet kryesocialisti, ndërsa të pranishmit e shoqërojnë me të qeshura.

Next Post
Live! Nis takimi i Ramës në Skrapar: Në mandatin e 4, rruga Berat-Skrapar do jetë vetëm 30 minuta

Live! Nis takimi i Ramës në Skrapar: Në mandatin e 4, rruga Berat-Skrapar do jetë vetëm 30 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

May 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, burg për ish-ministrin Koka

May 19, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

May 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pesë vjet pas “non grata”-s, Berisha e ka mundur SHBA, por do që t’ia blejë certifikatën

May 19, 2026
“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

“Pashë vdekjen me sy”, rrëfimi i shqiptarit që ngjiti Everestin: Humbëm tre persona gjatë ekspeditës

May 19, 2026
A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

May 19, 2026
Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

May 19, 2026
Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

Zbulohet raporti sekret, Kina stërvit fshehurazi forca ruse për luftën në Ukrainë

May 19, 2026
Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

Hita paralajmëron “furtunë” në polici: Do largojmë çdo efektiv të korruptuar

May 19, 2026
“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In