• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të vdekurit në ilegalitet”, për të shpëtuar Edi Ramën

by Mero Baze
09/04/2020 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita ngjan e bindur se gjendemi para një konspiracioni të madh të Edi Ramës, i cili sipas saj, nuk bën testime, se kërkon të fshehë të sëmurët dhe të vdekurit. Prej më shumë se dy javësh ka një harxhim energjish politike për t’i shkuar deri në fund këtij konspiracioni, biles duke gjetur dhe si shembull Korenë e Jugut.

Nuk jam ende i qartë përse i duhet kjo betejë opozitës, kur mund t’u gëzohej shifrave të mira që kemi me kurbën e pandemisë, pasi dhe nëse do kishim shumë, larg qoftë, Qeverinë nuk do ta gjente ndonjë gjë më e rëndë se e ka gjetur me pandeminë dhe as ndonjë gjë më qesharake, se sa kjo që e ka gjetur me opozitën.

Por tek kjo histori ka dhe një dimension fyes për inteligjencën e shqiptarëve.

E zëmë se Edi Rama i fsheh të infektuarit, ose nuk i teston. E zëmë se fsheh dhe të vdekurit, larg qoftë.

Por nëse dikush sëmuret vërtet me COVID-19, sidomos në këtë situatë paniku, ai e mban vrapin në Spitalin Infektiv dhe tek Urgjenca kombëtare.

Aty njerëzit nuk i çon Edi Rama me makinë të tij dhe as nuk ka ndonjë mekanizëm që t’i bllokojë të sëmurët të shkojnë në spital, apo të paraqiten në Urgjencë.

Në ditën më të keqe të pandemisë deri tani, ne kemi pasur 79 të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa këto ditë diçka tek 55 vetë. Po ashtu, kurba e atyre që paraqiten në Urgjencën kombëtare, është ende larg shifrave alarmante të ndonjë kolapsi.

Tani Sali Berisha, Lulzim Basha dhe disa figura të tjera qesharake të opozitës, i dinë gjë idiotë shqiptarët, që për t’i ruajtur nderin Edi Rams, nuk duan të shkojnë në spital?

Ne jemi qënie aq alarmante, sa kemi mbytur Urgjencën kombëtare me thirrje dhe kur na është ftohur fyti dhe na është dukur koronavirus, e jo më kur kemi shenja serioze.

Trajtimi i shqiptarëve si dele të Edi Ramës, apo si njerëz që janë gati të vdesin fshehurazi, vetëm mos ta marrë vesh Sali Berisha e Luzlim Basha, është jo vetëm një fyerje për inteligjencën nën mesatare të shqiptarëve, por dhe një promovim i pamerituar për fuqitë mistike të Edi Ramës, që sipas opozitës, e ka bindur këtë popull që është gati të vdesë në ilegalitet, që të mos e marrë vesh opozita.

Që pandemia po mbahet nën kontroll falë masave ekstreme të Qeverisë dhe distancimit social, kjo nuk ha më debat tek njerëzit normalë. Është tjetër gjë të diskutojmë për dëmet psiqike që ka shkaktuar tek shumë njerëz. Kjo shikohet tek disa figura opozitare të revoltuar nga numri i pakët i të infektuarëve, që nga inati i Edi Ramës duan të dalin, të thyejnë karantinën e të infektohen. Kjo pastaj është statistikë për spitalin neurologjik, jo për infektivin.

Po këtë historinë, që opozita mendon se populli ynë është i vendosur të vdesë në fshehtësi, që të mos turpërohet Edi Rama, dhe kjo historia tjetër qesharake e “heronjve opozitarë” që duan të infektohen, duke thyer karantinën, që të shtojnë numrin e viktimave, nuk keni për ta gjetur në asnjë fantazi të shfrenuar shkrimtarësh që kanë shkruar rreth pandemive për shekuj me radhë.

Duket se Lulzim Basha, në përpjekje për të bërë politikë, më në fund po bën letërsi, ku personazh kryesor ka vënë veten e vet, si një njeri qesharak, që demaskon popullin që vdes në ilegalitet nga frika e Mbretit.

Next Post
Hajdari flet pas inspektimit në Lushnje: Asnjë prodhim i fermerëve nuk do të mbetet stok

Hajdari flet pas inspektimit në Lushnje: Asnjë prodhim i fermerëve nuk do të mbetet stok

Comments 1

  1. Arben says:
    6 years ago

    Zoti mero si nuk i le nje dite rahat, se keto te mbaruruar jane ,edhe ju i duheni me shkrimet tuaja perl…..

    Reply

Leave a Reply to Arben Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In