• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të varfrit ulën shpenzimet për ushqime, i rritën për banesa

by A R
07/01/2020 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për familjet, të ardhurat e të cilave janë të pakta është e kuptueshme që shpërndarja e tyre do të shkojë tek gjërat më bazike, sikurse është ushqimi. Klasa më e varfër e familjeve në Shqipëri përllogarit se shpenzon mesatarisht 53.3% të totalit për ushqime dhe pije jo alkoolike.

Në thuajse 10 vite pesha e shpenzimeve është ulur me gati 8 pikë përqindje, por sërish më shumë se gjysma e shpenzimeve të familjeve me të ardhura të ulëta shkojnë për shpenzime bazike.

Por për çfarë po shpenzojmë më shumë familjet e varfra? Ndonëse kanë ulur shpenzimet për ushqime, të dhënat e INSTAT tregojnë se janë rritur ndjeshëm shpenzimet për të siguruar një çati mbi kokë dhe shpenzimet që lidhen me banesën në përgjithësi. Në këtë kategori shpenzimesh përfshihen: Qiraja e paguar (si shpenzim i kryer për marrjen e ambienteve të banimit me qira nga ana e familjeve), mirëmbajtja dhe riparimi i banesës, materiale për riparim, pagesa për energji elektrike: ujë, gaz, heqje plehrash, dhe të gjitha pagesat që kanë lidhje me banesën e familjes etj. në një familje të varfër shpenzimet për këtë zë zinin rreth 16.6% të totalit, me një rritje prej 5.3 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Të dyja këto zëra shpenzimesh (ushqimet dhe banesa) përbëjnë thuajse 70% të totalit të shpenzimeve të familjeve më të ardhura të pakta.

Për çfarë shkon pjesa e mbetur? Rreth 6.1% e shpenzimeve shkojnë për shpenzimet që kanë këto familje për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtjet.

5.1% të tjera të totalit të shpenzimeve, familjet e varfra përllogarisin shpenzimet e komunikimit. Edhe për këtë grup shpenzimeve, INSTAT përllogarit se pesha për familjet e varfra është rritur ndjeshëm në raport me rreth 10 vite më parë, ku një familje me të ardhura të ulëta shpenzonte thuajse dy herë më pak. Në këtë zë sipas shpjegimit të INSTAT përfshihen shërbimet postare, të gjitha llojet e shërbimeve për komunikim, telefona, celularë, faks, internet etj.

Shpenzimet më të ulëta të familjeve të varfra mbeten për arsimin, ku sipas të dhënave të INSTAT vetëm 0.2% e totalit të shpenzimeve të tyre shkojnë për këtë zë, në raport me 10 vite më parë pesha e shpenzimeve për arsim është rritur me vetëm 0.1 pikë përqindje për familjet me pak të ardhura, shkruan ‘monitor’.

Po ashtu shpenzimet për argëtim dhe kulturë nuk kanë vend për familjet që shpërndajnë burimet e tyre të pakta financiare në sigurimin e gjerave bazike, sikurse është ushqimi dhe çatia mbi kokë.

/a.r

Next Post
Zëri i Amerikës: Gjykata dënon me gjobë ish-kryeministrin Berisha pas padisë së kreut të qeverisë Edi Rama

"Bëjnë vetëvrasje nga frika se mos"... Rama citon ish-presidentin amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com