• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Të varfër, por me kursime”, zgjerohen depozitat në banka në tetor

by Java News
30/11/2023 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të varfër, me kursime në banka. Kontrasti i për ketvendit tonë me 42 për qind e popullsisë që kanë në xhepa më pak se 550 lekë për të shpenzuar në ditë.

“Unë punoj dhe ha, nuk kam kursime”. Nuk na del për të kursyer. Kurse sot e kurse nesër, nuk kemi ça bëjmë”.

“Në këtë vend jemi. Nuk del dot jashtë kornizës”.

“Po jo. Ku ka. Nuk kemi ndonjë buxhet për të kursyer. Nuk na del”, thonë qytetarët.

Ana tjetër e medaljes janë depozitat në banka me nivelet më të larta që prej viteve ‘90. Në fund të tetorit, paratë e kursyera arritën në 547.5 miliardë lekë, 2.6 miliardë lekë më tepër se një vit më parë.

Edhe më shumë janë zgjeruar depozitat në valutë, që në tetor kapën nivelin e gati 7.3miliardë eurove. Ato janë 1.05 miliardë më tepër se gjatë 2022-shit. Sipas Bankës së Shqipërisë janë pikërisht individët ata që po shtojnë më shumë kurime në banka, por çfarë ka ndodhur?

“Vitet e fundit kemi një rritje të pagave, por edhe remitancave. Kjo ka sjellë këtë situatë. Ndërkohë kemi edhe inflacionin. Kryesisht po zhvlerësohen të ardhurat e familjeve në veri të vendit, që presin më shumë dërgesa emigrantësh. Ndryshe ndodh në Korçë apo Durrës”, tha Leons Hasani, ekspert për ekonominë.

Dhe në të vërtetë depozitat në valutë të qytetarëve në tetor kapën nivelin e 5.27 miliardë eurove, duke u zgjeruar me 640 milionë euro në raport me një vit më parë. E kundërta ka ndodhur me kursimet në lekë, të cilat rezultojnë të jenë rrudhur me gati 13 miliardë lekë në raport me tetorin e vitit 2022.

Mirëpo, ka edhe një tjetër arsye sipas ekspertëve të ekonomisë që po zgjeron depozitat në banka, si në lekë, ashtu edhe në valutën ajo është frika nga investimet. Kjo do të thotë më pak qarkullim parash, e rrjedhimisht ngadalësim i rritjes ekonomike.

/f.s

Next Post
Gjendet një foshnjë e braktisur në bodrumin e një pallati në Tiranë

Sherr me armë në Laknas, një i vdekur dhe një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com