• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Të tjera përgjime të mësuesit/“Kam punuar zhigolo në një shtëpi publike!”

by Java News
11/02/2020 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë denoncimin e një nxënëseje në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier për ngacmim seksual nga ana e profesorit të muzikës Agron Bego.

Nga kamera e fshehtë u pa me zë dhe me figurë se si profesori e thërriste vajzën për “t’u interesuar” për mungesat e saj.

 

Në një moment teksa ndodheshin në klasë, profesori i kërkoi të mbyllte derën me çelës, ndërsa e pyeti edhe nëse nxënësja ka kryer marrëdhënie seksuale. Ai i tregon nxënëses se ka punuar edhe si zhigolo në shtëpi publike dhe është siç shprehet vetë, “i të 99-tave”.

 

Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj. Në fund ai pohon se ka dashnoren më të re se vajza në fjalë.

 

Pjesë nga përgjimet:

 

Nxënësja: Po profesor!

Profesori Agron Bego: Më fal, se nuk kam kohë, jam shumë i zënë. Profesori më tha, që ke bërë shumë mungesa, por unë nuk i kam vënë asnjë mungesë. Të ka dalë nami, kryemashtruese.

Nxënësja: Pse…?

Profesori Agron Bego: Xxx, po të flet ustai! Kur të flas unë, sikur të flet vetë vetja jote…

Nxënësja: Po, të kuptoj!

Profesori Agron Bego: E di ti, çfarë kam punuar unë? Po të them një sekret të shkurtër. Kam punuar zhigolo unë, mi.

Nxënësja: Çfarë…?

Profesori Agron Bego: Zhigolo!

Nxënësja: Çfarë do të thotë?

Profesori Agron Bego: Pyet…ti ndonjë!

Nxënësja: Po s’kam, pse pyes, s’është se…

Profesori Agron Bego: Kam punuar zhigolo, kam punuar në shtëpi publike, shtëpi seksi.

Nxënësja: Ëhë?

Profesori Agron Bego: Që të punosh në shtëpi seksi, kur vete ti atje, do të thotë, që asnjë nuk e di.

Nxënësja: Si…?

Profesori Agron Bego: Do të thotë, asnjeri nuk e di. Do të thotë, që ti të jesh i “të 99-tave”. Unë jam “i 99-ës”, por pastaj në jetën e përditshme, jam korrekt, jam i moralshëm, po jam…, i di të tëra. Di vjedhjen, di krimin. Unë i di të tëra mashtrimet, të laj e të lyej, pambuk e me jodio, të tëra, të tëra mo, i di. Dëgjo këtu! Nuk shkohet jeta me mashtrime! Nuk di gjë fare ti…

Nxënësja: O profesor…! Eeee e ke absolutisht gabim!

Profesori Agron Bego: Nuk kam kohë tani. Nuk i kam vënë asnjë mungesë më tha ai…

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Tani vetëm ty të dëgjoj, më tha. Mungesat do t’i vesh që nga sot e tutje, një etj., etj. Mësuesja Moza Hasani, nuk po të thërret vetëm nga mua, e kam mikeshën time. Mësueset e tjera nuk…, se janë mikeshat e mia. E di ti, se çfarë është Agron Begoja në shkollë?! Agron Begoja është edhe Perëndia, edhe pisi, edhe maskarai…! Ik tani, se për të tjerat…, që të kuptosh, se ç’është jeta e ç’jam unë, në raport me mësuesit ore! E kupton ti, që edhe tani në momentet, që po flasim, e kam dashnoren më të re nga ty…?! Ika tani!/tvklan.

Next Post
Analisti: Çështja e shkëmbimit të territoreve jo e përjashtuar përfundimisht

Analisti: Çështja e shkëmbimit të territoreve jo e përjashtuar përfundimisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran, a do të ndërhyjë Bordi i Transparencës në Shqipëri

Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran, a do të ndërhyjë Bordi i Transparencës në Shqipëri

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e tij

April 8, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

La Repubblica: Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In