• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të sollën në Fier për punë, ti përçan e njollos, si nuk ke turp!”, Kreu i Hipotekës sulmon Petro Koçin

by A R
22/07/2021 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë thelluar përplasjet në PS-në e Fierit. Si drejtues politik i këtij qarku, Petro Koçi,i ka shpallur luftë drejtues lokalë të këtij qytetit, duke i akuzuar për punën e tyre të dobët që ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentar të 25 prillit. Në një analizë të disa ditëve më parë, Koçi fajësonte disa institucioneve ku në mesin e tyre edhe Hipoteka që me imazhin e tyre, duke nënkuptuar aferat korruptive ndaj qytetarëve ka ndikuar në votat e 25 prillit.

Këtyre akuzave i përgjigjur kreu lokal i Hipotekës Ervin Bushi, që me anë të një statusi shprehet se ai fyen për interesa personale

Reagimi i plotë

KRYESIA TE SOLLI PER PUNE,TI PERCAN E NJOLLOS.

Të nderuar miq, ju përshëndes!

Marr shkas sot për të shkruar këtu referuar një deklarimi të bërë nga Kryetari i emëruar i Partisë Socialiste Z. Petro. Kërkoj mirëkuptimin tuaj edhe nëse i drejtohem drejtëpërdrejtë Zotërisë, por vendosa ta bëj këtë sepse nuk mund ta lejoj që institucionit të cilin e kam drejtuar që prej 2013-2021 ti njolloset puna dhe hidhet poshtë mundi. Së pari mendoj që nuk është serioze për familjen politike shkrimi i statuseve të tilla prej tij në të cilat fyhen figura e baltosen personalitete duke vënë si kriter vlerësimi interesat personale dhe duke shkelur me të dy këmbët parimet mbi të cilat mbështetet forca jonë politike.

Sa keq kështu kur Kryesia e PS të sjell për të bërë punë të mira dhe ti s’mundesh të bësh asgjë! Sa keq kështu kur Kryesia të sjell për të punuar e bashkëpunuar dhe ti vetëm përçan dhe njollos! Sa keq që në vënd të shohësh se sa shumë është rilindur e lulëzuar qyteti ynë ti dëshiron të shohësh vetëm njolla të errëta! Më vjen ndot kur thua se indikator për humbjen e mandateve apo rezultatin e arritur në zgjedhje ka qënë performanca e Ashk-së Fier!

Turp për ty të mohosh rezultatet e punës kolosale të ish Drejtorisë së Aluiznit dhe Ashk-së aktuale Fier! Sa keq më vjen kur mohon totalisht të vërtetën kur thua që Ashk Fier ka pasur performancë të ulët! Ti zoteri i sjell në krye të partisë në Fier e di mirë që në 2013 Aluizni ka filluar punën vetëm me 800 dosje të legalizuara nga paraardhësit dhe tani meqë nuk e di po ta them se e kemi çuar ne 21.000 numrin e banesave të legalizuara. Nëse e mohon përsëri këtë të sugjeroj të shohësh takimet mediatike për shpërndarjen e lejeve ku sëbashku me Kryeministrin dhe drejtues Socialistë kemi gëzuar më qindra qytetarë!

Meqë unë kam qënë drejtuesi i këtij institucioni që prej 2013 deri me Janar të 2021, më takon mua të ti bëj të qarta disa gjëra meqë e keqja na paska ardhur nga Ashk-ja sipas konceptit tënd! Institucioni i Aluiznit dhe aktualisht Ashk Drejtoria Vendore Fier përgjatë viteve nën drejtimin tim është udhëhequr nga Parimet themelore institucionale duke respektuar ligjin dhe zbatuar atë ashtu siç duhet, pa i hyr në hak askujt që i takonte prona, duke i legalizuar apo çertifikuar të gjitha ato prona që lejonte ligji, por ama PA BE?RE? ME PRONE? ATE? të cilit ligji nuk i jep të drejtë të BE?HET PRONAR! Nën drejtimin tim përgjatë këtyre viteve këto institucione janë drejtuar duke u bazuar në korrektësi dhe pa bërë diferenca midis asnjë qytetari qoftë ky i majtë apo i djathtë pasi institucioni ka detyrimin ti shërbej të gjithë qytetarëve të cilët gëzojnë një të drejtë legjitime tek institucioni!

Për këtë arsye ju siguroj se çdo qytetar është pritur dhe sqaruar për çdo problem me devotshmëri, korrektësi dhe seriozitet! Në këto vite drejtimi im në keto institucione është bazuar në vlera të larta morale sepse unë zyrën e institucionit shtetëror e kam parë përherë si të shenjtë, dhe e kam ushtruar këtë funksion me korrektësi maksimale dhe përgjegjësi. Unë i kam shërbyer detyrës pa cënuar askënd dhe pa përfolur askënd! Drejtoria e Ashk-së Fier deri në Janar të vitit 2021 kur unë u largova nga ajo detyrë është cilësuar si model për arritje të rezultateve të cilat e kanë renditur atë të parën apo të dytën ne rang Republike dhe ky ëahtë fakt i dokumentuar dhe publikuar por këtë e kanë dëgjuar vetëm ata që kanë dashur ta dëgjojnë dhe e kanë lexuar vetëm ata që kanë dashur ta shohin! Kuptohet ti je ai qe ske dashur as ta dëgjosh e as ta shohësh rezultatin! Për këtë arsye thua se Drejtoria ka ndryshuar performancë pas largimit tim!

Sa për të qeshur më vjen kur lexoj se vazhdon të thuash gjëra që as vet nuk i beson dhe sa keq me vjen për të gjitjë ata qytetar që janë sorollatur gjatë gjithë kohës se NDRYSHIMIT TE?ND! Në institucione si Ashk puna matet me rezultate sepse e zeza shkruhet mbi të bardhë, dhe rezultatet e pas Janarit 2021 lënë tmerrësisht për të dëshiruar! Me vjen keq nëse ndryshimi pozitiv për ty ardhka me këtë rezultat dështak, por jam i sigurt që realisht mund të të duket ndryshim i pa përshkrueshëm sepse ndoshta koha që ju është cënuar shërbimit qytetar mund ti ketë shërbyer interesave të atyre që kërkojnë legalizime pallatesh të ndërtuar mbi lulishte, legalizimin e të cilave nuk e realizuan dot deri me janar te vitit 2021 kur atë Drejtori e drejtoja une! Kjo mendoj është arsye madhore që të mburrësh një palë e të njollosesh një tjetër!

Zotëri unë nuk pëlqej të flas me emra ne rrjete sociale se sështë etike, unë flas sy më sy me kokën lartë me plotë ndërgjegje! Zotëri unë nuk e kam hedhur poshtë asnjëherë besimin që çdo Socialist në Fier më ka dhënë duke me votuar me rezultat diferencues dhe të pa kontestueshëm si Kryetar i Fresh, Kryetar OS, Delegat Kongresi, apo Antar i Asamblesë Kombëtare për dy mandate rrjesht! Mua me vjen keq për ty Zotëri që duke mos pranuar dot rezultate të tilla fillon dhe nxjerr vrer të pavlerë! Respekti fitohet nuk dhurohet dhe as kërkohet dhe unë të siguroj se kam punuar për të fituar respektin e të gjithë qytetarëve të mirë! Nuk është në parimet e mija që të publikoj të tilla shkrime, pasi problematikat unë mendoj se zgjidhen në bisedime, por ti mor Zotëri me sa po duket e kthen medaljen sipas dritës së diellit TE?ND! Më vjen keq kur tjera qëndrime mban në zyrë të Kryetarit të Ps Fier dhe tjera qëndrime shfaq në media e rrjete sociale! Kjo realisht lë shumë për të dëshiruar!

E?shtë për të ardhur keq sepse ky reagim nuk mund ti përkoj një socialisti të zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët! Edhe për këtë më vjen keq të quaj të zgjedhur sepse është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga Fierakët Socialistë! Pranoje që ke dështuar edhe këtu dhe kjo për paaftësinë tënde drejtuese, menaxhuese, dhe jo për shkak te performancës së Ashk-së që ka qënë në standarte maksimale. Turp për ty që vazhdon të bëhesh qesharak në media duke sulmuar me fjalë ata që smund ti mposhtësh në rezultate!

/a.r

Next Post
Kur PD, merret me raportin e “korrupsionit”, ka ardhur fundi botës

Skorjet e politikës opozitariste...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

November 13, 2026
Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

November 13, 2026
Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

November 13, 2026
Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

November 13, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Negociatat me BE-në, Gjipali zbulon kapitujt ku Shqipëria ka më shumë vështirësi

November 13, 2026
Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

November 13, 2026
Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

November 13, 2026
Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

November 13, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

FOTO/ Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro! Demalia:Pasuria e Tritan Shehut dhe korrupsioni i vjetër që SPAK nuk e sheh

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In