• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të shtyhet mbledhja!”/ Debat mazhorancë-opozitë në Komisionin Hetimor të 25 prillit. Alibeaj: Mos më detyroni t’iu fik mikrofonin

by Java News
18/10/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me debate ka nisur sot mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari, Enkelejd Alibeaj u shpreh theksoi se afati i Komisionit Hetimor do të jetë tre muaj.

Gazmend Bardhi ka kërkuar që një anëtar i mazhorancës nuk duhet të jetë pjesë pasi sipas tijnuk duhen më shumë se 15 anëtarë.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, tha se Partia Socialiste po tenton që të ngadalësojë procesin, ndërsa kërkoi që media të jetë e pranishme në këtë Komision pasi është një çështje që prek gjithë opinionin publik.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Blerina Gjylameti kërkoi kohë për analizuar një plan përfundimtar të këtij hetimi paraprak.

“Sapo na erdhi plani paraprak i hetimit dhe ne do të na duhet koha jonë që ta analizojmë në mënyrë që plani përfundimtar i hetimit të jetë një plan definitiv në funksion të saj që duam të realizojmë”, tha deputetja Blerina Gjylameti.

Debati:

Tonin Gogu: Një sekondë

Enkelejd Alibeaj: Zoti Gogu

Gogu: Zoti kryetar, ju lutem

Enkelejd Alibeaj: A ka mundësi ta vazhdoj unë. Gjithsecili këtu e ka aftësinë dhe mundësinë që të vazhdojë më së paktu etikën e diskutimit. Fakti që jeni ngutur dhe më ndërprisni nuk ju jep të drejtën..Po përpiqesha të kuptoja kërkesën proceduariale. Ajo kërkesë bazohet te fakti që nuk keni pasur kohën për ta diskutuar. Po është e vërtetë ka një përfaqësues nga secila palë. Jemi të detyruar të zbatojmë edhe rregulloren e kuvendit.

Gazment Bardhi: Kërkesa për ta shtyrë në seancën tjetër është për të shtyre. Ne e nisim nga neni 1 dhe e hartojmë bashkë. Meqënëse doni ta hartoni, e hartojmë, prandaj jemi mbledhur. Sa i takon kërkesës për ta shtyre, bie ndesh me ligjin. Zonja Bushka ka gjetur gabime, zoti Nacco thotë ka një thes me gabime. Pse duhet të marrim një orë kohë nga mbledhja për një gjë kaq praktike. Kërksesa për ta shtyrë bie ndesh me ligjin. Unë nuk e vnedos, por nuk e vendos as ti. E vendos rregullorja. Ju lutem mos na pengoni të fillojë sa më parë hetimi.

Enkelejd Alibeaj: E vetmja gjë që nuk do të doja të bëja është t’iu fik mikrofonin, sepse do të thotë se nuk po respektojmë rregullat dhe etikën. Secili ka të drejtë fjale por jo të ndërhyhet te njëri tjetri.

Petro Koci: Uroj mbarësi dhe funksionim normal të këtij komisioni, pavarësisht përcaktimeve politike të paleve, meqë u fol për shpjetësi vendimesh mendoj se bëhet nëse praktika do bëhet me konsultim. Sa i perket rregullores nuk na prish punë që për 3 ditë të bëjmë një mbledhje vetëm për këtë, nuk ka dicka standard por ka model. Nuk na pengon mosmiratimi i rregullores për të zgjedhur vendimet./m.j

Next Post
Byroja Kombëtare e Hetimit/ Nga 37 kandidatë, komisioni ka certifikuar 28 prej tyre

Lekë për votën/ SPAK çon në gjyq shefin e zyrës juridike të Bulqizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In