Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e zhvilluar paraditen e kësaj të hëne ka vendosur që të shtunën e ardhshme të mbledhë Asamblenë Kombëtare.
Lajmin e bëjnë të ditur burime brenda grupit të PS, sipas të cilave në të njëjtën mbledhje është vendosur që 6 ligje të paktës së reformës në drejtësi të diskutohen të enjten e 6 tetorit.
Gjithashtu, në mbledhjen e grupit u fol edhe për qëndrimin e mazhorancës lidhur me ligjin e mbetjeve, shtojnë burimet, shkruan tch./a.k