• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Të shtohen kontrollet për qytetarët”/ Zbulohet urdhri, ndëshkime për policët që nuk zbatojnë masat anti-COVID

by Java News
20/06/2020 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aida Hajnaj, zv/drejtoresha e policisë së shtetit kërkon që të shtohen kontrollet për qytetarët dhe bizneset që nuk zbatojnë rregullat dhe të vendosen masa ndëshkuese për policët që nuk kanë zbatuar aktin normativ mbi COVID-in.

“Report Tv” ka siguruar shkresën që u ka dërguar vartësve, drejtorive të policive, komisariateve dhe strukturave të tjera. Në shkresë Hajnaj thotë se ka pasur pak kontrolle dhe janë vendosur numër i ulët i gjobave ndaj bizneseve dhe nuk janë arkëtuar lekët për masat e vendosura më herët.

Aida Hajnaj kërkon që të merren masa ose do të ndëshkohen vetë trupat policore nëse nuk veprojnë për zbatimin e masave anti-COVID. ‘Numri i masave administrative pas procesit të lehtësimit të masave në kuadër të hapjes së vendit dhe biznesit ditët e fundit ka ardhur në ulje, kryesisht janë vendosur masa administrative vetëm në zonat e kuqe. Numri i masave administrative të vjela si në numër dhe në vlerë janë të papërfillshme në raport me sasinë e masave të vendosura, gjë që tregon se nuk marrë vlerësim të plotë nga drejtuesit e strukturave të policive vendore. Për këto arsye ju tërheq vëmendjen.

Bazuar në informacionin e administruar nga drejtoria e standardeve profesionale dhe konstatimet e departamentit të sigurisë publike për ulje të numrit të masave administrative pas procesit të lehtësimit të masave për bizneset e qytetarët dhe nivelin e ulët të arkëtimeve u tërhiqet vëmendjen drejtorëve të drejtorive vendore të policisë dhe të fillojë ecuria disiplinore për zv. drejtorët e sigurisë dhe policisë në komunitet, shefat e komisariateve, shefave të sektorëve të rendit dhe shefat e seksionit të rendit publik në komisariatet e policisë, si personat që kanë përgjegjësi për këtë situatë.

Lidhur me detyrimet të dërgohet praktika e ecurisë disiplinore në drejtorinë e standardeve profesionale brenda datës 30 qershor 2020″ thuhet në dokument. Shkresa mban datën 17 qershor, por sa janë gjobat e vendosura deri në datë 9 qershor? Në letër theksohet se gjobat e vendosura janë 6133, 4998 kanë marrë formë të prerë dhe vetëm 14 janë arkëtuar.

Letra e Policisë së Shtetit për varësit erdhi vetëm pas rritjes së numrit rekord të të infektuarve në dy javët e fundit, pasi masat si maskat dhe distancimit në lokale, bare, restorante, fasoneri dhe biznese të tjera u neglizhuan duke mos u zbatuar.

g.kosovari

Next Post
Balla-Metës: Qesharak! Nuk e bllokon dot, as qeverinë dhe as reformën në drejtësi!

“Shkarkimi i presidentit, jo qëllim në vetvete’/ Balla: Komisioni vijon punën, Meta e ka pranuar mëkatin e…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In