• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të shtënat në një shkollë në Francë, prangoset autori

by A R
16/03/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar në qytetin jugor francez Grasse, pasi 3 persona u plagosën gjatë të shtënave në shkollë.

Adoleshenti, i cili thuhet të ketë qenë i armatosur me 3 armë dhe dy granata, nisi sulmin ndaj shkollës së mesme “Tocqueville”, ku mbeti i plagosur një gjimnazist.

Drejtori i shkollës dhe dy nxënës të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa 5 të tjerë raportohen të jenë trajtuar nga psikologët për shokun që kaluan.

Komandot antiterror nga forcat elitare të bastisjeve u dërguan menjëherë në vendngjarje.

Presidenti rajonal, Christian Estrosi tha se “rrethanat e sakta” mbi këtë ngjarje mbeten ende të paqarta, për shkak të raporteve kontroverse. Gjithsesi, ai tha se ende nuk ka një lidhje të qartë që t’i lidhë këto të shtëna me terrorizmin.

Presidenti francez, François Hollande u bëri jehonë fjalëve të tij në një konferencë për shtyp pasditen e kësaj të enjteje, por shtoi se Franca duhet të mbetet “vigjilente” dhe gjendja e emergjencës duhet të vijojë.

Ishte pikërisht një student që raportoi të kishte dëgjuar 4 të shtëna, ndërsa një tjetër që foli për “Nice Matin” tha se kishte dëgjuar 3 të shtëna të fuqishme, përpara se të kthehej dhe ta diktonte agresorin. Ende nuk është e qartë se, sa persona fshihen pas këtij sulmi. Fillimisht mediet lokale thanë se kishte një agresor të dytë në arrati, por shumë media tani thonë se ishte vetëm një.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Pierre-Henry Brandet tha për “BFMTV” se “jemi ende në fazën e shpëtimit, si dhe të kërkimit të një agresori të dytë të mundshëm”.

Grasse, “kryeqyteti” i industrisë së parfumeve në Francë , ndodhet vetëm 44 km larg qytetit të Nicës, ku ndodhi edhe sulmi terrorist me kamion në korrik, e ku mbetën të vdekur 86 persona. Franca ndodhet në gjendje emergjence që prej një serie sulmesh që e kanë tronditur vendin në 18 muajt e fundit./tch/b.d

Next Post
Mbetjet/ Nazarko kritikon Ramën: Ose është i çmendur, ose nuk ka lekë shteti… ose këtu ka ndërhyrë mafia

"Takimet me ambasadorët i ka kërkuar vetë Basha. Meta s'ka ndikim mbi Ramën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com