• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të shtënat me armë në shkollë, dy të vdekur dhe 17 të plagosur në SHBA

by Java News
23/01/2018 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një 15-vjeçar ka hapur zjarr në një gjimnaz në perëndim të Kentuckyt këtë të martë, duke lënë të vdekur dy shokë klase dhe duke plagosur mbi një duzinë tjetër, përpara sesa të arrestohej.

Konfirmimi për ngjarjen vjen nga guvernatori i shtetit dhe nga policia.

Të shtënat nisën vetëm pak pas orës 8 të mëngjesit në shkollën e mesme të kantonit Marshall, në Benton të Kentuckyt, një qytezë rreth 210 km në veriperëndim të Nashville, Tennessee.

Kjo ngjarje është e fundit në vazhdën e dhunës së shkaktuar prej armëve, gjë që është bërë thuajse një rutinë nëpër shkollat dhe kampuset e kolegjeve anembanë Shteteve të Bashkuara gjatë viteve të fundit.

Plot 19 studentë u qëlluan nga të shtënat me armë, dy prej të cilëve morën plagë fatale për jetët e tyre. Një prej viktimave, një vajzë 15-vjeçare, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa një djalosh 15-vjeçar u shpall i vdekur pasi ishte transportuar për në qendrën e traumave të një spitali të afërt, tha guvernatori Matt Bevin, gjatë një konference për shtyp pak orë pas ngjarjes.

Nga 17 të mbijetuarit, 5 studentë u dërguan në qendrën e traumave, ndërsa 5 studentë të tjerë pësuan lëndime jo nga plumbat.

Policia tha se ngjarja e dhunshme ndodhi kur një i dyshuar 15-vjeçar hyri në shkollë i armatosur me një pushkë dhe nisi të qëllonte pa dallim. Guvernatori tha se i riu u kap në vendngjarje “pa bërë rezistencë”.

Megjithatë, ende nuk ka detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes, apo motivet e këtij akti makabër. Guvernatori Bevin shtoi se asnjë prej studentëve të përfshirë në ngjarje nuk është identifikuar publikisht.

a.ç

Next Post
Alarmi i mjekëve, rikthehet fruthi pas 30 vitesh, preken 11 fëmijë

Shkon në 27 numri i të prekurve nga fruthi, mjekët: Shmangni ambientet e mbyllura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Gjyq i stisur!”- Ilir Meta gjatë seancës së shtyrë: S’e kuptoj konfliktin me avokatët, kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit! Kundërshtoj Prokurorinë për afatet

October 1, 2026
Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

October 1, 2026
E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

October 1, 2026
Disa foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

“Më nxori thikën dhe kërkoi paratë!”- Ben Affleck rrëfen se u kërcënua në moshën 14-vjeçare, vite më vonë sulmuesi vrau një person

October 1, 2026
“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

October 1, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Falsifikimi dhe tjetërsimi i pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 mln euro cash dhe një makinë luksoze “Bentley” (DETAJET)

October 1, 2026
Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

October 1, 2026
Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

October 1, 2026
“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

October 1, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

GJKKO shtyn përsëri seancën ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, shkak bojkoti i avokatëve! Gjobiten me 5 mijë lekë, pezullohen afatet

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com